Ndërsa jemi mësuar të shikojmë që në garat e sërfit të marrin pjesë meshkuj dhe femra me muskuj, tashmë ky sport nuk kufizohet vetëm te njerëzit. Plazhi mbretëror në Kaliforni është kthyer në një arenë kampionati, ku qen të racave të ndryshme garuan se kush do të dilte sërfisti më i mirë.
Kafshët ishin të të gjitha racave dhe madhënive të mundshme, madje disa prej tyre ishin veshur edhe me kostume të vecanta, për të rënë sa më shumë në sy. Dhe si çdo garë që ka fituesin e saj, në këtë rast është qeni me emrin Hanzo, me pronar Eric Felland nga zona e Hollivudit, ai që doli edhe kampioni i garës. Pronari i qenit u shpreh se e kishte vënë re që qeni i tij ishte shumë entuziast për serfin, prandaj dhe e kishte sjellë në këtë konkurs. Dhe ishte i bindur se shumë nga të pranishmit e kanë pëlqyer performacën e tij si sërfist.
Ndërkohë çmimi i dytë shkoi për qenushen Xhei, ku e zonja tha për mediat se prej kohësh po e stërviste me një profesionist në garat e sërfit. Xhejms Wall që solli qenin e tij të merrte pjesë në garë , tha se e rëndësishme është të dish atë se cfarë dëshiron qeni. Unë e kuptoj që në fillim kur ai do të rrëshqase mbi dallgë, tha Wall.
Kjo nuk është gara e vetme me qentë sërfistë, të tilla kampionate organizohen edhe në Australi, Zelandë, apo në shtete të tjera...
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO