Qentë apo macet, cilët kanë
shqisën më të mirë të nuhatjes?

Qentë apo macet, cilët kanë<br />shqisën më të mirë të nuhatjes?
Hundët e tyre kënaqen duke hulumtuar dhe duke nuhatur përreth. Mirëpo, qentë apo macet, cilët kanë shqisën më të mirë të nuhatjes?

Për të gjithë ata që kanë dyshuar, shkencëtarët konstatojnë se qentë  kanë zënë vendin e parë.

Po të garonin se kush ka shqisën më të mirë, macet me siguri do të ishin më të mira, mirëpo qentë kanë 300 milionë receptorë për aroma gjë që i bën fitimtarë, ndërsa macet mezi kanë 80 milionë.

Në të vërtetë, qentë të cilët jetojnë në natyrë të egër shqisat e holla i përdorin në mënyrë që t’u shmangen grabitqarëve.

Macet, komunikojnë nëpërmjet receptorëve të vetë aromatikë, duke lëshuar aromën për të siguruar territorin dhe marrëdhëniet.

Gjithashtu, qentë për shkak të nuhatjes së shkëlqyeshme “punësohen” për të zbuluar bomba, drogën, madje edhe për të identifikuar kancerin, nëpërmjet ndryshimeve kimike në frymëmarrjen dhe lëkurën e njeriut.

Nga ana tjetër, macet janë të njohura që ndonjëherë mund të njohin se cili e ka radhën të vdesë në shtëpitë e azilit të pleqve dhe në spitale.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump