Qentë e rrugës, Guri: Familjet
të "adoptojnë" të vaksinuarit

Qentë e rrugës, Guri: Familjet<br />të
TIRANE - “Mbrojtja e qenve të rrugës” ishte në fokus të një takimi që ambjentalistët mbajtën këtë të dielë në “Rogner”. Sipas Sazan Gurit duhen projekte konkrete jo vetëm nga bashkia por edhe nga shoqatat e ndryshme si dhe Bashkimi Evropian, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për këto kafshë që enden rrugëve.

Duhet të shmangim aktet barbare të helmimit, shkelmimit e dhunimit që shkaktojnë stres tek njerëzit që i duan kafshët. Një zgjidhje është që qentë e vaksinuar dhe sterilizuar të kenë kujdesin e dy apo tre familjeve në mënyrë adoptive”, u shpreh Sazan Guri.
 
Sipas tij do të ngrihen fonde edhe nga qytetarët, të cilat do të përdoren nga vullnetarët për sterilizimin e qenve të rrugës. Për Sazan Gurin dhe ata që duan kafshët, nuk ka jetë sociale pa kafshë, pa qen. Ai bëri thirrje që të rrihet larg barbarizmave dhe akteve të dhunës, nga njerës të të gjitha niveleve shoqërore.
 
“Ne do të ndërtojmë një filozofi me ministren e Arsimit mbi mënyrën se duhen mbrojtur kafshët. Duhet të ndryshojmë mendim rreth tyre”, u shpreh Guri.
 
Guri përmend marrëveshjen për sistemin e kafshëve të rrugës në kryeqytet nga Bashkia, e cila më parë kishte premtuar se do të gjendej një zgjidhje duke vënë në dispozicion hapësira.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene