Një i dyshuar u arrestua dhe mbi 300 kilogramë heroinë u sekuestruan në një operacion në Stamboll, njoftuan burimet e policies.
Anadolu Agency raporton se duke vepruar në bazë të një informacioni, ekipet kundër lëndëve narkotike ndaluan një kamion në rrethin lindor të Stambollit, Tuzla, thanë burimet, duke kërkuar që të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.
Qentë nuhatës gjetën rreth 308 kilogramë heroinë në 600 qese, sipas burimeve. Vlera e narkotikëve të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 47 milionë lira (mbi 6.3 milionë dollarë).
Shoferi i kamionit, i identifikuar vetëm me inicialet L.H., u mor në paraburgim nën akuzat e trafikut të drogës, theksuan burimet.