Qenushi shpëton jetën e pronares nga prekja e koronavirusit në Kinë

Qenushi shpëton jetën e pronares nga prekja e koronavirusit në Kinë

Foto nga Kimi

Një qenush i ka shpëtuar jetën pronares së tij dhe ka shmangur infektimin e saj nga koronavirusi, duke i grisur pasaportën.

Fillimisht, pasi ka parë pasaportën e grisur, pronarja është acaruar keq me qenin, por më pas me siguri që e ka vlerësuar gjestin e tij. 

Sipas "Bored Panda", gruaja ka publikuar në “Facebook” foto të pasaportës së saj të grisur, në fillim të këtij muaji.

Ajo shpjegoi se gjeti qenin me emrin Kimi të shtrirë pranë pasportës së grisur, duke e ndaluar që të udhëtonte për në qytetin kinez.

Tani gruaja nga Taivani mendon se qeni i ka bërë një nder të madh duke i grisur pasaportën aq sa ajo nuk mund të udhëtonte për në Ëuhan të Kinës. 

Disa ditë pas planifikimit te udhëtimit të saj u përhap lajmi i rrezikshmërisë nga koronavirusi, i cili po merr jetë në mënyrë stë frikshme.

Disa ditë më vonë, pronarja e qenit publikoi një status tjetër në Facebook, ku shkruante:
Ju kujtohet pasaporta? Ju kujtoj se qenushi donte të më mbronte. Pasaporta ime u gris dhe shumë shpejt mësova se origjina nga ku u përhap virusi i tmerrshëm ishte pikërisht vendi ku unë do të shkoja. 
Për fat të mirë, qeni më shpëtoi jetën duke më bllokuar këtë udhëtim.”

Foto nga qenushi Kimi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë