Qerrata Gjekmarkaj

Qerrata Gjekmarkaj

Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj

Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen.

I ka qëlluar Agron Gjekmarkajt ta mbajë këtë flamur.

Dhe dje, në injorancë të plotë politike, firmoste si nënkryetar i Kuvendit një shkresë drejt Gjykatës së Apelit ku kërkonte që vula t’i kalojë Rithemelimit.

Shkurt, Gjekmarkaj, që akuzon mazhorancën se ka shkelur ligjet, se po mbështet partinë shtet- akuza këto krejt të drejta- në momentin më të parë i shkel të gjitha atributet e numrit dy të legjislativit, duke kërkuar që vula t’i jepet një pale- domethënë, palës me të cilën është bërë, së fundmi, ai, sepse qenkan shumicë.

Pra, në vend që numri dy i Kuvendit, organit më të lartë sipas Kushtetutës, t’i kërkojë gjykatës që të përshpejtojë procedurat për të zgjidhur ngërçin e një debati ligjor në partinë më të madhe të opozitës, duke zbatuar ligjin dhe pa presionin e politikës, ai zgjedh të firmosë si nënkryetar Parlamenti për postin e tij si nënkryetar i Rithemelimit.

Pas këtij hapi, nuk ka pse Gjekmarakj dhe ata që janë me të, të zemërohen me Nikollën apo Felajn se po përdor ligjet në favor të mazhorancës.

Të paktën, ato të dyja nuk kanë kërkuar zyrtarisht institucioneve të votojnë në favor të PS-së.

Por mëkëmbësi i Berishës, që dikur deklaronte largimin nga politika nëse ish-Kryeministri konfirmohej në krye të opozitës, e konsideron vulën e Kuvendit edhe vulë të partisë.

Nuk është për t’u çuditur nga një njeri që në fjalorin e vet ka vetëm dy fjalë, “Babo-babo” dhe “qerratai”.

Në të shkuarën e tij, është po ai që shan dhe lavdëron me të njëjtin zell. Ndaj dhe nuk ka se si ta dijë që firma si nënkryetar i Kuvendit nuk është e njëjta me atë të mëkëmbësit të Berishës.

Se ashtu i bie që ministri i Brendshëm të arrestojë vetëm ata që nuk janë me PS-në (dhe jo se nuk e bëjnë, por thjesht nuk e thonë si gjëmëmadhi Gjekmarkaj, që në këto vite në politikë e në Kuvend mbahet mend vetëm se ka ngrënë në një studio televizive teksa një koleg analist bullizonte kolegun tjetër).

Padituria politike e tij shkon më shumë se kaq. Ai mendon se partia nuk janë idetë, por njerëzit.

I bie që edhe sa herë njerëzit braktisin një parti, duhet të marrin dhe vulën.

Apo, meqenëse shumicat lëvizin, të ndërrojmë dhe emrat dhe vulat sa herë një shumicë zëvendëson një tjetër.

Me këtë ideal, duket qartë se sa ideologjike është bashkimi rreth Bardh-Berishës.

Dhe, imagjinoni, Gjekmarkaj mbahet edhe si ndër më të lëçiturit e grupit të tij, pasi ka mbaruar dhe gjuhë-letërsi.

Ose, më saktë, ka marrë diplomën aty duke u lëvduar se është nipi i At Zef Pllumit, edhe pse kjo nuk është e vërtetë.

Nejse, nip i dikujt mund të deklarohesh sa herë të duash, por të prezantohesh në emër të demokratëve, është një shaka pa kripë, shaka që Berisha ua ka bërë jo pak herë demokratëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRADITA: 28/03/2024 15:04

    Ky djali i Beratit mund te quhet me plot gojen analfabet funksional.

    Përgjigju
  • xhemal: 28/03/2024 13:52

    Lapardhaja e agroni Jane 100%salinj..vetem se tani po' ndajne germadhen e saliut te pare..do kacafyten e fundi dihet do tundin flamurin e bardhe poshte halese se mostres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës