TIRANË, 10 Gusht /ATSH E.Xhajanka/- Nga 1 qershori e deri në fillim të gushtit të këtij viti, numri i bizneseve të kontrolluara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) shkon në 1574 ku vëmendja më e madhe është përqëndruar tek tregtimi i produkteve të mishit dhe bulmetit.
Granit Sokolaj, zëdhënës në AKU, bën të ditur se, në vëmendje të veçantë të inspektorëve të kontrollit kanë qenë operatorët e biznesit të ushqimit social, si bar-restorante, fast-foode, hoteleri dhe sigurisht edhe marketet. Zonat më të fokusuara janë ato turistike, pa lënë pas dore edhe tregjet ku rrisku është i lartë, thotë Sokolaj.
Sipas tij, me prioritet po ndiqen edhe denoncimet e qytetarëve ditëve të fundit në portalet online, në lidhje me sëmundjen e bukës e njohur ndryshe si "Coli Bacil", çështje për të cilën, AKU garanton konsumtarorët se nga inspektimet e kryera asnjë monstër nuk ka rezultuar me këtë semundje.
Siguria ushqimore në tregjet e vendit, në këto ditë me temperatura të larta, që karakterizon sezonin veror, merr një rëndësi akoma më të madhe, duke pasur parasysh dhe fluksin në rritje të turistëve të shumtë që vijnë në Shqipëri.
AKU bën të ditur se, po monitorohen me kujdes bizneset në zonat ku ka ndërprerje të energjisë elektrike, veçanërisht ato bregdetare, ndërsa u ben apel qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produkte në pikat e shitjes që vuajnë nga kufizimi i energjisë energjisë./m.m/








