Qershori çel regjistrimet për kopshte e çerdhe, dokumentet që ju duhen dhe DATAT

Nga e hëna e 3 qershorit, të gjithë prindërit që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe publike do të kenë afat 1 javë që ta kryejnë këtë proces. Ndërsa për sa i përket regjistrimeve në kopsht, procedura e aplikimeve do të nisë me datë 10 qershor.

“Ditën e hënë, në datën 3 qershor, në të gjitha çerdhet e Tiranës fillon procedura e aplikimeve për të marrë shërbim nga shtatori dhe në vazhdim. Të gjithë të interesuarit zgjedhin një nga çerdhet e njësisë së tyre. Për sa i përket çerdheve do të kenë një javë afat për aplikim. Për kopshte 2 javë.  Për sa ju takon prindërve që nuk i kanë frekuentuar çerdhet më parë, me datën 10 qershor,  paraqiten në kopshte me të njëjtin dokumentacion si në çerdhe për të marrë shërbimin në shtator”, tha drejtoresha e çerdheve dhe kopshteve për Tiranën, Zhaneta Beqiri.

Drejtoresha e çerdheve dhe kopshteve për Tiranën, Zhaneta Beqiri tregon edhe dokumentet që duhet të kenë me vete prindërit në momentin e regjistrimit.

“Në momentin e aplikimit duhet të kenë me vete certifikatën e fëmijës, certifikatën familjare dhe vërtetimet e punës. I kërkojmë vërtetimet e punës sepse fillimisht e marrin të drejtën ata që janë në marrëdhënie pune, por të drejtën për të marrë shërbim e kanë të drejtën të gjithë. Të gjithë fëmijët kanë nevojë të socializohen. Gjatë vitit edhe në varësi të hapësirave të reja që krijohen në çerdhe, shtojmë dhe numrin e shërbimeve”, tregoi Beqiri.

Fluksi i kërkesave është i lartë, por ajo thotë se së shpejti do të shtohen kopshteve e çerdhet e reja në dispozicion të fëmijëve.

“Për sa u përket çerdheve, janë 2500 kuota të lira. Në 43 çerdhet ekzistuese. Këtyre çerdheve do ju shtohen dhe 2 çerdhe të reja, në njësinë 13 dhe 12. Rreth 200 fëmijë të rinj që shtohen në shërbim. Tek 2500-3000 mijë fëmijë në kopsht. Bashkia e Tiranës është duke parë mundësinë e marrjes së ambienteve me qira. Nuk mund të pritet 2-3 vite për tu ndërtuar godina të reja”, përfundoi ajo.

Prindërit paguajnë një tarifë vetëm për ditët që i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe apo kopshte. Konkretisht për çerdhet është 150 lekë/dita dhe për kopshtet 170 lekë. Ato do të jenë të hapura edhe përgjatë gjithë stinës së verës për t’u ardhur në ndihmë të gjithë prindërve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)