Qershori, muaji fantastik për këdo që ka plane të mëdha, sidomos nga data 5 deri në 27!

E ftuar në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin Qershor, si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat.

Dashi:

Në pritje të lëvizjeve dhe firmosjeve konkrete në çështjet profesionale për të cilat kanë punuar kaq kohë, sidomos nga data 5 deri në datë 17 i kanë të gjitha mundësitë për të vendosur firmat përfundimtare. Këmbime më shumë se sa për të zenë një vend, por është pika e tyre më pozitive për këtë muaj. Ndërsa, në raportet personale do të kenë pak turbullira dhe çekuilibër, ndaj do të duhen të jenë të kujdesshë m dhe të japin maksimumin në raportet që konsiderojnë të rëndësishme.

Demi:

Hyjnë tek të privilegjuarit përsa i përket përmirësimit konkret të ekonmisë apo rezultatit të produktivitetit të tyre. Do të ndihen jo vetëm shumë prodhues, por duket sikur për herë të parë për 2019, do të fillojnë të menaxhojnë drejt të gjitha llojet e situatave, kurdo që ndodhen.

Në aspektin personal, çështjet e tyre do të marrin zgjidhje.

Binjakët:

Binjakët këtë muaj do të mund të mendojnë se kanë jo vetëm energjinë dhe ritmin e duhur, por edhe idetë e duhura për të arritur atë çfarë duan në drejtimin e tyre profesional.

Ky muaj do të jetë një periudhë e mirë për beqarët e kësaj shenje, por jo për ata që janë të martuar apo në një marrëdhënie, pasi për këta të fundit do të lindin pikëpyetje që mund të sjellin nervozizëm, ndaj duhet të tregojnë kujdes dhe të mos krijojnë grindje, për të mos rënë pre e energjisë jo të mirë që kanë grumbulluar muajt e fundit.

Gaforrja:

Kanë një tendencë për t'u ndjerë më të zsgjuar se zakonisht, duke pasur një fantazi pak të ekzagjeruar, të cilën do të duan ta zbatojnë në çështjet e tyre profesionale. Është shumë i mirë ky kreativitet i tyre, dhe dëshira për të gjetur një rrugë, por duhet të kenë parasysh të kenë gjithmonë një këmbë në Tokë, në mënyrën se si do t'i zbatojnë idetë e tyre. Do të jenë të rrethuar nga miq dhe shokë dhe do të gjejnë mbështetje, por jetës personale do t'i hyjnë pak në hak.

Luani:

Përsa i përket mirësisë dhe mbarësisë së muajit fokusohet tek çështjet personale dhe sociale. Me qëllim apo pa dashje, prej vetë luanëve apo do të vendoset prej të tjerëve, por për të mirën tuaj dhe që nuk duhet refuzuar nga ju, është gjetja e vetes në krye të grupimeve profesionale apo sociale, pra do të merrni rolin e drejtuesit, një çështje jo shumë afatshkurtër, pasi në fakt nis tani dhe zgjat edhe gjatë verës, deri më 3 Tetor.

Por dhe në aspektet e tjera të jetës do të keni buzëqeshje. Pjesa e vështirë e muajit, qëndron se nuk mund të pretendoni gjëra shumë luksoze, apo teprime planesh ekonomike.

Virgjëresha:

Këtë muaj, ata që i përkasin shenjës së Virgjëreshës do të jenë të favorizuar për të mbyllur çështje që mund të kenë mbetur varur, çfarëdolloj natyre qofshin ato.

Ndërkohë, do të kenë pak konfuzitet në mënyrën se si ndihen përballë raporteve të tyre personale, edhe pse disa do të marrin vendime për familjen por nuk dihet se sa mirë mund t'iu dalë. Deri në datën 17 Qershor, kanë mundësinë më të mirë për të analizuar dhe për të marrë vendimet e duhura përfundimtare.

Peshorja:

Ato që duhet të nxjerrin prioritet për të marrë më të mirën këtë muaj, janë dy:

Udhëtimet, të cilat në axhendën apo imagjinatën e tyre janë gjëja e parë e tyre që u del në çdo moment në mënyrë instiktive; dhe së dyti duhet të merren seriozisht për të rregulluar çështje që u takojnë jetës së tyre personale, por që nuk janë në raport me të tjerët dhe u takojnë vetëm atyre, dhe nëse këto të fundit i vendosin prioritare, deri më 27 Qershor kanë mundësinë më të mirë për t'i zgjidhur.

Akrepi:

Ashtu si dhe demat, akrepat janë të privilegjuarit e mujit Qershor, përsa i përket çështjeve të ekonomisë së tyre, ndoshta lek që i presin prej kohësh, ndoshta borxhe që ju kanë.

Produktivteti profesional do të jetë ai që do të ngjyrosë këtë muaj për personat që i përkasin shenjës së Akrepit.

Vështirësia qëndron për ta, tek pritshmëritë e vogla në jetën personale, të cilat nuk duhen vënë përballë objektivave të mëdhenj.

Shigjetari:

Kjo shenjë këtë muaj ka një tendencë për të nxjerrë në plan të parë personazhe apo situata të së kaluarës, por që do të jetë krejt rastësore.

Shigjetarët duhet të dalin mbi fatin, mbi instiktet dhe duhet të vendosin logjikën, dhe të jenë sa më të saktë në shpjegime, analiza, gjykime, dhe të bëjnë ç'është e mundur që të mbajnë qetë njerëzit në ambjentet e tyre personale dhe familjare, për të shmangur luhatjet e humorit që mund të krijohen prej këtyre situatave. Kontaktet dhe bisedat do të jenë shumë më tepër nga sa e presin dhe gjithashtu as argëtimi nuk do të mungojë.

Për Shigjetarët dhe Binjakët, në këtë periudhë deri në Gusht lëvizjet fizike në sportet ekstreme dhe me makinë duhet të jenë të kontrolluara.

Bricjapi:

Prioritet në axhendën e tyre mbetet puna, por nuk duan ta japin të gjithë energjinë e tyre në këtë drejtim, pavarësisht se nuk e shmangin dot. Kjo për faktin se ka një tendencë prej tyre për të vendosur në mikroskop ekzistencën e tyre, çfarë janë, kush janë, çfarë ndjejnë dhe çfarë nuk ndjejnë, por në fakt këtij dyshimi nuk duhet t'i japin më shumë rëndësi se sa i përket, pasi janë ngjyrosje momentale.

Ujori:

Ky muaj për Ujorët do të fillojë me kërkesa maksimale ndaj partnerëve të tyre, përsa i përket adhurimit, vëmendjes, apo edhe pjesën e dashurisë, të gjitha do i kërkojnë me shumicë. Gjithashtu, do të kenë një tendencë për të eksploruar gjithë territorin e hapësirës së tyre, gjë që në pjesën e parë do të krijonte problem nëse do ta bënin, ndërsa në pjesën e dytë do të kishte shumë mundësi që ta shijonin atë që donin. Pra, deri në datën 10 duhet të jenë shumë delikatë në mënyrën se si do të kontrollojnë hapësirën e vet ndaj personit tjetër, në raportin e tyre personal, ndërsa mbas datës 10 do ta kenë shumë të lehtë për të shijuar atë që kërkojnë. Ndërkohë që do të ndjejnë shumë pak vështirësi në mënyrën se si do ta menaxhojnë pjesën e ekonomisë së tyre dhe kjo vështirësi do të marrë lehtësi të qartë në datën 17 Qershor dhe fundi i muajit do t'i gjejë shumë mirë edhe në këtë drejtim.

Peshqit:

Peshqit këtë muaj vijnë me tendenca për të marrë vendime në jetn e tyre familjare dhe personale, pse jo dhe për zgjerim, mund të jetë një martesë, një fëmijë, një bashkëveprim, bashkëpunim apo ndonjë njohje e re, vendime të cilat duket se janë prioritare deri më 10 Qershor. Data 17 është dita kulminante, që do të rezultojë një ditë shumë pozitive dhe e rëndësishme për ta.

Ndërkohë që vështirësia për këtë shenjë qëndron tek fakti se nuk do të munden të tregohen shumë racionalë, por në vështirësi të të treguarit racionalitet, duhet që gjërat e tyre t'i ndajnë me persona vërtet të besueshëm për ta në mënyrë që të mos gabojnë në marrjen e vendimeve.

Astrologia Meri Gjini ne studion e "Rreze Dielli"

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja