Qershori, muaji i zgjidhjeve së problemeve të mëparshme… Si do të ndikojë Hëna e re tek secila shenjë sipas astrologut Jorgo Pulla

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 30 Maj  deri në 5 Qershor) ku sipas tij qershori do të jetë muaji i vendimeve dhe zgjidhjes së problemeve të mëparshme

“Duke filluar nga sot ndikimi planetar do të sjellë ndryshime për të gjitha shenjat. Hëna e re në shenjën e Binjakëve do të sjellë ndikime pozitive jo vetëm në këtë shenjë por dhe në shenjën që qëndron përballë, Shigjetari. Por, edhe Bricjapi do të ndikohet nga Hëna e re. Si rrjedhim këto shenja do të jenë më të favorizuarat gjatë kësaj jave si në fushën ekonomike financiare ashtu dhe në fushën sentimentale.

Ndërsa shenjat që duhet të jenë më të vëmendshme përgjatë kësaj periudhe janë Pershorja dhe Ujori. Kanë shumë çështje për të mbyllur, nga cështjet ligjore deri tek udhëtimet, ndaj duhet të jenë më të përgatitur dhe më të kujdeshëm” tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Dhjetë ditëshi i parë dhe i tretë duken se do të jenë më të favorizuarit në fushën e karrierës. Një takim i rëndësishëm do të bëhet gjatë këtyre 3 ditëve. Lajme shumë të mira ka për këtë shenjë. Ndryshimet që do të ndodhin përgjatë muajit Qershor do të ndikojnë deri në muajin Shtator. Cdo të ndodhë këtë muaj do të ketë vijueshmëri si në punë ashtu dhe në çështjet shpirtërore. Lidhjet me Luan dhe Ujor nuk duhen lënë pas dore, pasi kanë mundësi shumë të mira.

Demi

Jeni në një periudhë pak stresuese në dashuri, do të ndjeheni pak të nevrikosur në lidhjen tuaj, por mos u shqetësoni, e rëndësishme është të ruani qetësinë. Fokusi më i madh për gjatë kësaj jave do të jetë ekonomia. Një mundësi e re për një takim pune do të jetë në favorin tuaj. Në fushën sentimentale nje lidhje me Akrep mund të kthehet në vendimtare. Është një moment i mirë për dokumentacione apo cështje ligjore, sidomos ata që jetojnë në diasporë. Hëna e re në shenjën e Binjakëve do të ndikojë në fushën tuaj të komunikimit. Pas një takimi pune gjërat do të ecin pozitivisht për ju, sidomos pas datës 15 Qershor.

Binjakët

Pa frikë mund të themi se ky është momenti juaj. Pas datës 5 Qershor, vetëm gjëra pozitive ju presin. Mund të fitoni një llotari, do të keni fat në çështje të pasurive të paluajtshme, fat në punë dhe ekonomi. Në fushën sentimentale njohje apo lidhje me Dash dhe Shigjetar mund të kalojnë në diçka serioze, madje deri në fejesë. Nëse keni në plan për të bërë ndonjë udhëtim përgjatë kësaj jave, është më mirë t’a shtyni. Muaji Qershor do të jëtë muaji juaj, është muaji i vendimeve të mëdha. Pas datës 14 qershor përgatituni për një surprizë.

Gaforrja

Hëna e re ju jep mundësi pozitive në nisma të reja. Ndryshime favorizuese do të keni dhe në fushën ekonomike, si për ju që jeni në punë shtetërore dhe për ju që punoni në privat. Nëse keni vendosur që të nisni një dietë apo një regjim ushqimor ky është momenti ideal. Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe Dem do të jenë pozitive. Nëse keni për të bërë një takim është mirë t’a bëni sot. Stabilizimi ekonomik deri nga data 10 Qershor është pak i vështirë.

Luani

Këtë periudhë keni patur kohë mjaftueshëm për të menduar. Lëvizje të mëdha do të ndodhin në shenjën tuaj, të cilat do të ndikojnë deri në Korrik. Gjatë kësaj periudhe keni qenë pak keq nga ana ekonomike, kujdes me shpenzimet. Gjithsesi, ndikimi planetar do të sjellë ndryshime pozitive në financa. Në çështjet e zemrës ndjeheni fajtor në dashuri, por periudhë më e mirë pritet që të vijë. Lidhjet me Dem, Ujor dhe Akrep janë më të favorizuarat. Për të palidhurit është momenti ideal për fillime të reja. Por, gjithashtu ideal edhe për nisma të reja në fushën ekonomike.

Virgjëresha

Ndjeheni pak në presion dhe nevrikë gjatë kësaj periudhe, pasi keni në kokë shumë çështje për të realizuar. Ju çdo gjë doni t’a bëni përfekt dhe kjo gjë ju mundon. Si një shenjë e matur që jeni i mbani përbrenda emocionet dhe nuk i shfaqni tek të tjerët. Puna dhe biznesi duken se janë në rrugën e duhur. Lidhjet me Peshk, Bricjap dhe Akrep do të jenë të mbara. Fusha ekonomike është pozitive. Ky muaj është muaji i meditimeve dhe ëndrrës në sirtar, e cila do të bëhet realitet. Nga data 7-22 qershor priten nisma të reja dhe mjaft favorizuese për ju.

Peshorja

Problemet që keni patur gjatë përiudhës Shkurt-Mars duket se i keni stabilizuar. Do të lini pas dore të djeshmen dhe do të fokusoheni tek e sotshmja. Qershori do të sjellë ndryshime të mëdha, të cilat do të ndikojnë deri në muajin Shtator. Kujdes, nëse keni për të marrë një vendim të rëndësishëm është mirë t’a merrni pas datës 15 Qershor. Në fushën sentimentale lidhjet me Binjak dhe Peshk duket se janë ideale.

Akrepi

Ndryshime pozitive do të ndodhin për të lindurit e shenjës tuaj. Një rritje në detyrë nuk duhet t’ju befasojë. Ju kanë vëzhguar dhe tani është momenti për të vjelë frytet e punës tuaj. Gjatë këtyre ditëve mund të keni një ofertë, tregohuni të kujdesshëm në vendimet që do të merrni, kujdes shikoni pritoritetet dhe veten tuaj më parë, pasi e keni lënë pak pas dore. Lidhjet me Gaforre, Dash dhe Peshk sjellin mundësi të reja. Muaji Qershor është muaji i vendimeve dhe i zgjidhjes së problemeve të mëparshme.

Shigjetari

Të lindurit e 10-ditëshit të parë dhe të tretë duhet të jenë më të kujdesshëm në fushën ekonomike. Në lidhje me Virgjëreshë, Dash dhe Binjak është momenti për të marrë vendime të rëndësishme në dashuri dhe në punë. Një njohje e re për shkak se ndodh në hënë të re do të jetë shumë e favorizuar për ju. Eshtë një periudhë e stabilizimit ekonomik me mundësi të mëdha. Lidhjet shpirtërore me Peshk dhe Luan janë mjaft pozitive. 

Bricjapi

Si një shenjë mjaft punëtore do të lodheni shumë gjatë kësaj periudhe. Ju mund të bëni edhe 3 punë njëkohësisht. Mund t’ju themi se do të arrini qëllimet tuaj, do të bëni emër në punën tuaj. Duke qenë se jeni të fokusuar kryesisht tek puna keni lenë pas dore çështjet sentimentale. Ndaj ka ardhur koha që të stabilizoni lidhjet tuaja. Të gjithë ndryshimet që do të ndodhin gjatë kësaj periudhe do të kenë ndikim deri në Mars të 2023. Ndaj, tregohuni të kujdesshëm dhe mos lini pas dore fushën sentimentale.

Ujori

Çdo punë që ju ngarkohet ose e bëni mirë ose nuk e bëni fare. Si një shenjë mjaft përgjegjëse që jeni do të keni stabilizim në fushën ekonomike financiare. Një surprizë e madhe pritet të ndodhë, mund të jetë një llotari, një propozim pune, apo diçka tjetër… Lidhjet me Akrep dhe Luan janë mjaft të favorizuara dhe me mundësi të reja.

Peshqit

Muaj vendimtar në atë që duhet të bëni. Duhet të mbyllni shumë punë dhe shumë çështje, mirë është që të mbyllen deri më datë 13-14 Qershor. Ky është momenti ideal për të mbyllur çështje të së kaluarës sidomos në fushën ekonomike. Eshtë një mundësi e mirë në fushën ligjore dhe familjare. Gjërat do të fillojnë të rrjedhin pozitivisht për ju. Në fushën shpirtërore lidhjet me Shigjetar dhe Gaforre janë më të favorizuara.

MC/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë