Qesarak, banorët: Investitori
na mashtroi, shteti të ndërhyjë

Qesarak, banorët: Investitori<br />na mashtroi, shteti të ndërhyjë
TIRANE- Punime të lëna përgjysëm, një rrjetë merimange me kabuj korenti, ashensorë ende të pa vendopur dhe një jetesë ku uji i pijshëm mbushet me bidona në një cezëm të sajur, janë ritual i përditshëm i familjarëve të cilët, akuzojnë ndërtuesin e firmës dhe institucion shtetërore për neglizhencë.

“Po na rrezikohet jeta e fëmijëve. Shteti të ndërhyjë. Investitori na mashtroi, jetojmë si në mesjetë. I bëjmë apel bashkisë së Tiranës dhe komunës të ndërhyjnë” – thonë banorët.

Situata është e ngjashme në të 4 blloqet e pallateve në zonën e Qesarakës në objektet e ndërtuara nga i njëjti investitor ndërsa banorët shprehen të zhgënjyer nga qeversija lokale që prej vitesh heziton ti ndihmojë dhe tu jap një zgjidhje.


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet