Kryeministri Edi Rama tha të dielën se është i gatshëm të dialogojë me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, dhe të kthejë në nisma ligjore e në veprim shqetësimet e opozitës.

Një ditë pas protestës së opozitës dhe 50 ditë nga data e dekretuar për zgjedhjet lokale, kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrën e tij Prokuroren e Përgjithshme, kreun  e SHISH, si dhe ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë. Arsyet i shpjegoi në konferencë për shtyp një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës. "E thirra prokuroren e përgjithshme dhe të tjerët jo për protestën, por për të sjellë në vëmendje se po kërcënohet mandati kushtetues, duke u tentuar të pengohen zgjedhjet", tha Rama.

Protestat e opozitës nuk e bindin se ka humbur shumicën në popull, madje ai u shpreh i vendosur se mandatin e marrë nga populli do e çojë deri në fund.

Kreu i qeverisë i drejtoi një mesazh kundërshtarit të tij, teksa tregohet swrish i hapur pwr dialog. "Nuk je vonë për tu kthyer nga kjo rrugë. Ti s’je lider. Të ulemi të bisedojmë. Unë jam këtu gjithmonë i gatshëm për dialog, për tu ulur për të diskutuar. Ata që janë me ty thonë që nuk duan as pushtet as karrige por thjesht të mirën e popullit, ulemi flasim dhe e marr unë përsipër t'i kthejmë në nisma ligjore në veprim shqetësimet që ata kanë si popull për të përmirësuar jetën e vendit. ", tha Rama.

Megjithëkëtë Edi Rama nuk e mendon fare si opsion dorëheqjen. "Mandati nuk është leckë. Precedenti i rrezikshëm", theksoi ai.

Kur mungon dialogu i brendshëm, Edi Rama nuk pret zgjidhje as nga të huajt. Për këtë ai përmendi kërcënimin që ju bë mbrëmë ambasadorit të OSBE-së. "S’ka paketë negociatore nga ndërkombëtarët", pohoi kreu i qeverisë.

Kryeministri pohoi se nuk është thirrur nga Ilir Meta për tu ulur në një tryezë dialogu. Madje nuk la pas as batutat me të sa i përket hallit që sipas Ramës, e ka zënë sa herë që ka protesta, duke marrë parasysh faktin se bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi është në ballë të tyre si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.  "Ia qaj hallin presidentit sa herë ka protesta, e mirëkuptoj pse s’më ka thirrur asnjëherë", theksoi kreu i qeverisë. 

Për protestën e të hënës që opozita do të mbajë në orën 18:30 kundër qeverisë, kryeministri tha se policia do të bëjë më të mirën duke u përgjigjur sipas protokolleve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
Rama: Nëse në 21 Janar do ishte ndezur zjarr te Kryeministria, Berisha do digjte PS-në


Edi Rama tha se protesta e opozitës dje nuk mund të krahasohet me atë të socialistëve në 21 janar të 2011, pasi nëse do të kishin ndezur zjarr te Kryeministria, Berisha do të kishte djegur selinë e PS-së."Para se të cënosh paqen e brishtë që kemi më lër ta them atë që kam, por qesha se po mendoja se sikur mos kisha refuzuar armët kimike, do të thuhet se armët kimike po përdoren kundër PD-së. E dyta unë nuk jam drejtoj i policisë që të përgjigjem se cfarë do të bëjë policia nëse do të ndodhë kështu apo ashtu. Kam besim që drejtuesit e policisë janë top, do të bëjnë gjënë e duhur.  Sa i përkët gazit, ne nuk prodhojmë gaz në Shqipëri. Në 21 janar kam qenë këtu me Majkon dhe të tjerë, dhe pa u vendosur akoma protestuesit u hodh gaz dhe u sulmua me ujë dhe aty filloi corodia, por protestën e kanë parë të gjithë. Nuk më rezulton që të jetë ndezur ndonjë zjarr te dera e Kryeministrisë. Nëse është hedhull ndonjë kapsollë se them eme siguri, por nuk ishin ndaluar. Një makinë është djegur në anë tjetër, por nëse ka ndodhur kërkoj ndjesë në përshkrimin e historisë.

Se po të ishte ndezur një zjarr këtu, selia e PS-së do të ishte djegur atje nga ai që ishte këtu para meje. Përsa i përket arsenalit, nuk e di...shkopinjtë nuk janë prodhuar që policia ti tundë, por ti përdorë në një moment. Unë kam parë Francën dhe më duket se policia franceze po të shikonte këto imazhet këtu do të thoshte a ka apo jo polici këtu. Unë e pranoj si një moment jo pozitiv dy goditje me shkop pa asnjë dëm kurse ata që duan që të marrin pushtetin me dhunë kur ishin këtu në ditën pas zjarrit jo që nuk pranuan që tejkaluan kufijtë, por dekoruan vrasësit e 21 janarit. Turp të gjithë atyre që bashkuan zërin e tyre me zërin histerik të organizatorëve që për pak sa nuk e thanë atë që nuk e thanë atë që u dukej në sy, vuajtja që si ka mundësi që nuk u bë martir zoti Dollapi
" tha ai..

Ora 15:34
Përgjimet për Dibrën dhe Dakon? Rama: Kasetat nuk janë provë, zero!


Dosjet e përgjimeve të Durrësit dhe Dibrës për zgjedhjet janë një ndër kauzat e opozitës, por kryeministri thotë se nuk mund të dënohet njeri me kaseta, pasi nuk janë provë.  "Cilat përgjime, së pari cdo përgjim nuk përbën asnjë provë, edhe sikur të jetë personi që flet vetë, dhe i thotë ato që kur dëgjohen dhe mund të jenë kriminale. Nuk është provë, nuk e con dot në gjykatë me kaseta tjetrin duhet hetimi për ta provuar. Së dyti për këto dy dosjet e famshme, në Dibër u vendos në përgjim partia politike, si grup i strukturuar kriminal. Ok. Dhe nuk ka asgjë, zero. Si përgjim të na thotë se këtu ka një përfshirje të atyre që janë bërë copë copë në fjalime. Nuk ka asgjë. Ju po ti kishte do i kishte nxjerrë dhe kjo është një cështje hetimore. Vijmë te Durrësi...flasin për një kryetar bashkie i cili përmendet në një fjali mes dy kriminelëve dhe vetë nuk ka asnjë bisedë, zero, që të flitet me blerje dhe shitje.

Si mund të jenë arsye për të vijuar një store-i pa fund...?!! Është mungesë faktesh dhe argumentesh prandaj reagova ndaj Zërit të Amerikës, pasi në këndvështrimin tim ka ca standarde që nuk mund ti tejkalojë. Presidenti amerikan po të ishte këtu ose të ishin këta atje do e kishin bërë shkrumb e shi Shtëpinë e Bardhë, por nuk dëgjova një të vetëm kongresmen apo senator që të dilte dhe të thoshte 'te sheshi, te sheshi. ti shkojmë atje' Ku ti shkosh, të gjitha debate politike, por jo të kthehet në jelek i verdhë dhe Vangjush Dako fitoi në 2007 dhe 2011 dhe 2013, kush ishte në pushtet? Do më thoni që PD e Lulit në 2017 ishte më e fortë se partia e Saliut, Jozefinës dhe Bodes?! Duhet ta marrësh për budalla populli ntë ndërtosh strategjinë me broçkulla. Mos harroni kërkesën për arrestimin e Tahirit, ato ishin lum... dhe antimafia nuk është shaka dhe nuk provoi asgjë, asnjë lidhje direkte. Patjetër që të bëhen të gjitha hetimet. Unë mezi po pres që të bëhet Kushtetuesja, pasi më duhet të firmos si ministër për Europën dhe Punët e Jashme, ndërkohë që punën e bën ai. SPAK-unë e kam imagjinuar si gogolin që do i hajë në gjumë
" tha ai.

Ora 15:24
Rama: Bujar Nishani na kujtoi torturat publike!!! Por unë kam besim tek drejtuesit e policisë

I pyetur gjatë konferencës për shtyp se nëse në protestën që opozita do të mbajë sërish nesër në 18:30 kundër qeverisë, do të ketë sërish ndonjë keqmenaxhim të situatës nga ana e policisë, kryeministri Edi Rama nuk rreshti së vlerësuari profesionalizimin e uniformave blu. Ai tha se nëse nuk do të ishte incidenti me sekretarin organizativ të PD-së, Sahit Dollapin, i cili u godit me shkop gome teksa vrapo t'i ikte policisë gjatë protestës, puna e efektivëve do të kishte qenë perfekte. Megjithatë, kreu i qeverisë tha se e mirëkupton totalisht këtë situatë, në kushtet kur efektivët ishin nën rrezikun e bombave molotov që hidheshin ndaj tyre, ndërsa Dollapin edhe më herët gjatë konferencës e specifikoi si ndër organizatorët e sulmeve të dhunshme gjatë protestës. Kryeministri tha se policia do të dijë ta menaxhojë si duhet edhe tubimin e së hënës.

"Nëse nuk do ishte ai moment që unë e mirëkuptoj plotësisht, të jemi të qartë, i dy goditjeve, policia dje do ishte perfeksion, në çdo aspekt, ajo e cënoi pak dhe pastaj falë histerisë...Bujar Nishani e quante rikthimi i torturës publike, ku njerëzit torturoheshin rrugëve. Unë kam besim të madh tek drejtuesit e policisë. Më vjen sinqerisht shumë keq për ta, dhe i jap gjithë mbështetjen time, dhe respekt për ta", tha Rama.

Ora 15:13
Rama: Nuk i hap rrugë budallait, tre arsyet se përse nuk e jap dorëheqjen

I pyetur se përse nuk jep dorëheqjen pas protestave të opozitës, Rama shpjegoi arsyet e tij, ndërsa shtoi se nuk i hap rrugë budallait. 'Sepse kryeministri si institucion nuk është kapiteni i një skuadre me porta të vogla, që ndeshet me një skuadër tjetër te oborri i Kinostudios. Është i mandatuar dhe ka një kontratë që nuk mund ta prishë, sepse mban përgjegjësi për atë kontratë në raport me ata që e kanë mandatuar. Do të ishte një padrejtësi e madhe për vendin, karshillëk i papranueshëm, atyre që i kanë dhënë detyrën dhe së treti të ardhmes, pasi nesër të tjerë do të bëjnë të njëjtën gjë. Është rregull bazik, jo dicka me porta të vogla.

Cfarë hajt ta fillojmë nga e para?! Jemi në kushtet e një përgjegjësie të madhe dhe nuk funksionon me shprehjen budallait. Nuk funksionon se bëhet fjalë për jetën e vendit, jo për mua personalisht. Kushdo ka të drejtë që të mendojë që të jesh në këtë vend ku jam unë është qejf, apo një gjë personale, që ti e ke dhe e jep apo e mban për mua jo. Ky është mision. I ngarkuar nga shumica e shqiptarëve. Ata që i shikojnë si privilegje do të thoja hajde se po u jap një kafe apo raki dhe po iki. Jam këtu për disa arsye të tjera shumë të forta që lidhen me arsyen që jam ky që jam dhe jo dikush tjetër"
tha Rama.

Ora 15:12
Rama zbardh takimin në zyrën e tij me Arta Markun, kreun e SHISH dhe dy ministra

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur atë se çfarë është diskutuar sot në zyrën e tij mes kryeprokurores Arta Marku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe të Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kreu i qeverisë tha se në fokus të takimit ishte domosdoshmëria e rritjes së vëmendjes për të garantuar procesin zgjedhor, në kushtet kur po cënohet rendi kushtetues. Kujtojmë se opozita jokuvendore ka bërë thirrje publike për bllokimin e procesit zgjedhor më 30 qershor 2019, në të cilin ajo nuk do të marrë pjesë pasi ka bojkotuar. Pyetjes së gazetares së Report Tv, Esiona Konomi, se çfarë u bisedua në këtë takim, kreu i qeverisë ju përgjigj:

"Po, kishte një takim, dhe një burim mediatik madje e kemi listuar në atë listën e zyrës që punon me shpifjet, vazhdon zyra punon, janë shumë gjyqe që janë hapur me shpifësit profesionist të PD por do vazhdojë, se kishte nxjerrë që unë e paskam thirrur këtu prokuroren e Përgjithshme dhe kam kërkuar të çojë hetimin për protestën e djeshme tek prokuroria e përgjithshme dhe ajo më paska refuzuar! Një film! E kam thirrur, po, së bashku me drejtues të tjerë të rëndësive ligjzbatuese, jo për protestën e djeshme, por për domosdoshmërinë e vëmendjes së gjithë institucioneve kur dje u dha mesazhi i cënimit të rendit kushtetues dhe për të garantuar që ky mesazh nuk do të gjejë rrugë për tu kthyer në pengesë për zgjedhjet. Zgjedhjet nuk janë të miat, nuk janë të PS, nuk janë të qeverisë, janë themeli i kësaj shtëpie që kemi vendosur ta ndërtojmë në një sistem bashkëjetese të ndryshmesh. Prekja e këtyre themeleve është prekje e gjithë ngrehinës së përbashkët. Kjo është arsyeja", tha shefi i mazhorancës.  

Ora 15:05
'Gazi u përdor si në të gjithë vendet demokratike', Rama ironizon Bashën dhe Kryemadhin

Kryeminsitri Edi Rama, ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës nga policia gjatë protestës së dhunshme të opozitës. Rama ka thënë se gazi është importuar pikërisht për tu përdorur në të tilla raste ashtu siç bëhet në të gjitha vendet demokratike të Europës.

Ndër të tjera kryeministri ka thënë se nuk kishte si të veprohej ndryshe kur policët po masakroheshin me kapsolla dhe me benzinë që po u digjej në shpinë.

"Është një lëndë importi. Dhe imoportohet për tu përdorur si në çdo vend demokratik. Kam parë në Francë, dhe kam degjuar lloj lloj çudirash. Që kur doli Facebook budallain nuk e njeh vetëm shtëpia e  vete. Lulzim budallait në mjedisin publik. Por nuk kam dëgjuar një që po thot na helomn qeveria. Janë në një beteje politke jelekverdhët në Francë. Por jo që nuk janë mbështetura ata por u janë kërkuar llogari se pse nuk po i sistemon dot. Skam dëgjuar asnjë nga ata jelekverdhët që të thonë do të shkojmë të hrdhim në gjyq Macronin pse hedh gaz.  Partia e filxhanit që e ka shqetësim për fëmijët dhe të rinjtë që thonë se kemi hallin e banorëve. Por sikur të mos përdorej gazi çfarë do të ndodhte. Eshte një mjet paqësor lotsjellës për të larguar turmën nga një zonë ku rrezikon të vandalizojë dhe të rrënojë fizikisht inistituconet. Këta thonë ne duam të ndezim falkë institucionet. Ne e përdoerëm molotivin se ju nuk na latë të hymë brenda. Ju përdordni molotova por ne jo gaz. Por ca të përdorim. 7 orë policiët nën sulmin e protestuesve. A e mbani mend kur thonit se protesta më e ekzagjëruar që kemi bërë ne dhe ishin tabelat drejt policisë. A e mbani med se ça u tha. I pret gishtat i gjuan policisë dhe e bën për spital jasht shtetit i hedh policise shishe me benzin që i ndizet në trup e ca të bëj policia atje . Apo policia është me ne dhe të rrijë me ne. Ta lej e dhe policia kapelen sic la PD mandatet. Ky është dëshpërim i pangushëllueshëm i një force politike i një grupimi që ka humbur arsyen. Se nuk ka mundësi. Ca do më kishit bërë mua ju tani?  Sikur në opozitë të kishte aq kolegë tuajit të lënduar nga ndjekësit e partisë? Ca do me kisht bërë nëse në ato studiot ata kolegët tuaj ti kishte lënduar një protestë e opozitës tonë. nuk ka problem kjo punë është e ndarë. 4 u vranë po mund të ishin vrarë më shumë. U maskaruan 40 veta me plumba por 'okej'. Un plagosën gazetarët dje por 'okej'. Ka edhe me keq. Por ky është nder nga njerzit per ne kërkojnë më shumë por nga ata thonë shyqyr që ishte kaq."

Ora 14:52
Do pengohen zgjedhjet?! Rama: O fatkeq! Për fytyrat e Lulit, Saliut dhe fallxhores do futeni në burg?!

Kërcënimeve të opozitës jokuvendore se do të bllokojë procesin zgjedhor, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur i vendosur duke i kujtuar Kodin Zgjedhor dhe ndëshkimet nëse preken zgjedhjet.

Rama ju drejtua me një thirrje edhe personave që ndjekin ende opozitën në këtë rrugë të nisur, duke thënë se nuk ja vlen që të heqin dorë nga liria e tyre duke u futur në burg, për pushtetin e Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit.

"Ata që dje ishin mbledhur këtu dhe që ushtruan dhunë dhe që u sollën vërdallë 7 orë nëpër Tiranë si huliganë futbolli të dehur tapë dhe të dëshpëruar nga humbja, nuk janë as Shqipëria as demokratët shqiptarë. Të tillë mund të gjesh, mund dhe të paguash, mund edhe t'i mbledhësh aq sa ishin dje. Në Shqipëri 5500 qendra votimi, dhe mbi të gjitha edhe shumë nga ata në ditën e zgjedhjeve do të jenë informuar plotësisht se çfarë të ndodh nëse prek procesin zgjedhor, e ka kodi Penal, është shumë i qartë, është shkruar bashkë me PD kur ishte në qeveri dhe është një nga produktet më solide të konsensusit politike se çfarë do ndodh kush prek zgjedhjet.

O fatkeq që merrni në sy edhe ndalimin nga policia, edhe ndëshkimin me heqje lirie për të hedhur molotov për llogari të Saliut, të Lulit, të Fallxhores, të të tjerëve me radhë, a e kuptoni se çfarë bëni? Qoftë edhe duke i parë njëherë pa i dëgjuar, mendoni se ato fytyra janë fytyrat e njerëzve që mendojnë një sekondë për ju? Vërtetë e mendoni këtë? O fatkeq, vërtetë e mendoni? Ata ishin në pushtet, por kur pushteti ishte i juaji?! Nëse i doni ata në pushtet të ndërtoni pa leje, të mos paguani ujë e drita, është tjetër gjë", tha kreu i qeverisë.

Rama përmendi një shprehje të popullit, për të treguar se nuk mund të tregohet i ulur përballë një situate që sipas tij dëshmon frikën më të madhe të opozitës: humbjen në zgjedhje.

"Shprehja hapi rrugë budallait bën sens në jetën e përditshme, por kur flasim për mandat e vini dot veten në pozitën e atyre që më kanë besuar mua, që ishin dhe janë shumica? Kjo është qorrsokak, nuk ka nxjedrrë asgjëkundi asnjë parti politike. Problemi është se nuk më mundin dot me zgjedhje dhe kërkojnë t'i bëjnë njerëzit sa më të dëshpëruar", tha kryeministri Edi Rama.

Ora 14:50
Rama: Mbrëmë u kërcënua ambasadori i OSBE. Cili ndërkombëtar negocion me politikanë jelekverdhë?!

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse ka ndonjë paketë nga ndërkombëtarët për të ulur në dialog palët politike në Shqipëri. Por kryeministri kujtoi atë se çfarë i ndodhi ambasadorit të OSBE-së mbrëmë gjatë protestës, ku militantë i shkruan me bojë në hyrjen e pallatit ku ai jeton: Turp për ju Borchardt, pasi kryediplomati dënoi ashpër aktet e dhunës në protestë dhe kërkoi mbajtjen e përgjegjësive nga organizatorët. Rama tha se ndërkombëtarët nuk mund të negociojnë në këto kushte, por vetë ai u shpreh i hapur për dialog.

"Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas deklaratë që foli për organizatorë për dhunë kriminale. OSBE që kur flet duket se i ka të gjitha të peshuara në kandar farmacie. Një pyetje duhet t'ja bëjmë të gjithë vetes. A jemi vërtetë të vetëdijshëm se çfarë është kjo? Dhunë kriminale e pashembullt. Dikush në hije, dikush që ndihet i përjashtuar nga rrjedha e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore, vesh jelekun e  verdhë del në Elysse, ose tenton të shkojë deri në derën e Kuvendit të Francës dhe e bën këtë që është e papranueshme, e patolerueshme, por vjen nga dikush që ndihet se s'ka zë, s'ka asgjë për të humbur. Një grupim parlamentar që ka detyrimin kushtetues të përfaqësojë të tjerët që i ka dhënë votën, që del nga parlamenti dhe pastaj vjen natën para parlamentit me jelekun e verdhë, është fundi. Nuk ka ndërkombëtar që të ulen për të bërë paketë për të bërë negociata me këta. Nuk negociohet me jelekun e verdhë jo më me politikanë që kanë veshur jelekun e verdhë. Në sytë e ndërkombëtarëve. Se për mua, jam gati për dialog", tha Rama.

Ora 14:50
Rama: Meta ka hall të madh, solidarizohem me të sa herë ka protesta

Kryeministri Edi Rama tha se opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë duke bërë thirrje për dhunë. Gjithashtu kreu i qeverisë ka folur në lidhje me presidentin Meta duke thënë se ai është në hall të madh për shkak të protestave të opozitës.

Rama ka thënë se është i solidarizuar me Metën që nuk e ka thirrur për këtë çështje pasi ky është një 'hall i madh'. Kryeministri tha se presidenti Meta nuk e ka thirrur asnjëherë që nga lindja e krizës politike me opozitën e dalë në rrugë në protestat antiqeveritare dhe thirrjet për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019.

"Presidentit të Republikës në kohë protestash ia qaj hallin. Politikisht nuk them pasi është jashtë kapaciteteve për të kuptuar situatën politike të tij. Ja qaj hallin, nuk do të doja kurrë të isha në vend të tij. Për ktë arsye mendoj se ka të drejtë që nuk më ka thirrrur për këtë çështje. Mbetem i solidarizuar me Presidentin sa herë përmenden protestat e opozitës" , ka deklaruar ndër të tjera Rama.

Ora 14:44
Rama: Nuk ka shans të rrëzoni qeverinë legjitime! Ju siguroj, s'do ja dilni

Kryeministri Edi Ram u shpreh i vendosur se opozita nuk ka asnjë shans as teorik e as praktik për të rrëzuar qeverinë që sipas tij është legjitime dhe ka ardhur në pushtet nga votat e shqiptarëve, në zgjedhjet e njohura nga vetë PD, dhe mbi të gjitha kur vetë lideri demokrat kishte thuajse gjysmën e qeverisë dhe disa institucioneve të rëndësishme, nga pakti i 2017-ës kur u krijua qeveria teknike. Rama tha se në protestë nuk është populli i vërtetë.

"Nuk ka shans teorik dhe as praktik të marrësh të rrëzosh një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet ku t'i ke qenë pjesë e qeverisë në këto lloj formash. Nuk ka shanse, nuk ndodh, nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu.  Synimi është gjetkë. Synimi është të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues që do të thotë procesi zgjedhor për të konfirmuar se o ne pushtet, o këtu vetëm qamet. Nuk do t'ja dalin, ju siguroj. Çdo protestë janë gjithmonë e më pak, sepse ka gjithmonë e më pak njerëz normal që arsyetojnë, që edhe pse janë të dëshiruar që kjo qeveri të iki sot, nuk e duan dhunën. Nuk e mbështesin djegien e mandateve, përshkallëzimin e protestave me thirrje dhe nxitje për dhunë. Tërhiqen. Shumica ka qenë, është dhe do të mbetet kundër, por sa më pak bëhen aq më të dhunshëm. Nëse është populli, populli vjen këtu 150 mijë dhe nuk ikën nga këtu, nëse populli shqiptar mendon si ata dhe do të besonte broçkullat e tyre dhe do të vuante nga ajo që ata bëjnë sikur vuaj, natyrisht që qeveria nuk ngrihet dot në këmbë. Nuk është kështu, dhe nuk ka për të qenë kurrë kështu, përsakohë unë jam këtu dhe kjo forcë politike është kjo. Ne nuk jemi të pagabueshëm, por nga ana tjetër ne jemi të vetmit që përpiqemi sa mundemi për të bërë më të mirën. Nga ana tjetër është kosto shumë e madhe për të bërë kontrastin, por dallimi është i qartë, jemi dy botë, kështu kemi qenë gjithmonë, por sot është shumë e qartë", tha shefi i mazhorancës.

Ora 14:32
Rama: Një mesazh për Lulin (që s'është lider): Bëj pas sa je në kohë

Kryeministri Edi Rama tha se i ka dërguar më herët mesazh Lulzim Bashës, qëkur mori rrugën e protestave që të bëjë hapa pas, duke e këshilluar të mos e çojë partinë në në grup që lutet për largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. Rama u shpreh edhe një herë i hapur për dialog me Bashën, ndërsa nuk la pas ironinë se përsakohë ata  nuk kërkojnë karrige pushteti, siç janë shprehur - nuk kanë përse të refuzojnë.

"Një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur, Lulzim Basha, kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, shumë kohë më parë, po ta përsëris prapë, nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshtë, me shumë të drejtë. më herët se vonë. Llogarinë ata që të ndjekin do ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, po ti s'je lider, që ta tërheqë partinë e vet, nga stacioni i një alternative qeverisëse, tek ky stacion ku të dëgjoja me zë të ngjitur të thoshe aman ik, aman ik. Patjetër që unë jam këtu gjithmonë i gatshëm për dialog, për tu ulur për të diskutuar. Ata që janë me ty thonë që nuk duan as pushtet as karrige por thjesht të mirën e popullit, ulemi flasim dhe e marr unë përsipër t'i kthejmë në nisma ligjore në veprim shqetësimet që ata kanë si popull për të përmirësuar jetën e vendit. Nëse kjo nuk është luftë e ulët për të bërë pazar, unë e besoj se besoj gjithmonë çdo gjë që thotë Luli, jemi në rregull, çdo shqetësim të ulemi e flasim, ta diskutojmë dhe të vendosim. Përndryshe, më herët se vonë turpi do t'i ndjekë pas gjithë kohës ata të cilët kanë ende mundësi të kenë turp. Kur të heqin vizën partnerët më të mëdhenj të këtij vendi e ke humbur mundësinë të kesh turp dhe je gati t'i heqësh vizën gjithë Shqipërisë vetëm për të ndjerë kunjin e barbarit që nuk bëhet kurrë qytetarë", tha Rama.

Ora 14:25
Rama: Nëse unë do isha në vendin e Bashës dhe Berisha në zyrën time, do më kishte çuar në botën tjetër

Nëse do të ishte ai në vendin e Lulzim Bashës duke protestuar në të njëjtën mënyrë si opozitar dhe nëse kryeministria do të drejtohej nga Sali Berisha, Rama tha se Berisha do ta kishte vrarë. Madje kujtoi edhe një deklaratë të ish-kryeministrit Berisha që më 21 janar 2011 kur protestonte si opozitë socialiste, që ishte bërë pishman që nuk e kishte vrarë.

"Mendoni të isha unë në atë tribunë dhe flakët të vinin tek kjo dritare, do isha unë sot duke folur, do isha unë diku në globin tokësor duke marrë frymë, apo do isha në botën tjetër? Përgjigjja është e saktë. E ka thënë. I vetmi pishman që kam është që nuk i dhashë një plumb ballit në 21 janar. Jo vetëm që nuk bën asnjë reflektim që nën qeverisjen e tij dhe me të në këtë zyrë nga dritaret e kësaj zyre ka vrarë njerëz, ka këtë pishman", tha kryeministri.

Ora 14:22
Qytetarët i kërkojnë reagimin e ashpër ndaj protestuesve, Rama: Ne nuk jemi si ata. S'na shkon mendja tek plumbi

Kryeministri Edi Rama tha se ka marrë mesazhe të shumta nga qytetarët gjatë zhvillimit të protestës së dhunshme të opozitës, ku tha se kërkonin arrestimin dhe reagimin e ashpër ndaj tyre.

Rama tha se ndryshe nga qeveria e shkuar, tashmë nuk qëllohet më mbi protestuesit.

"Ne nuk jemi ata, nuk kemi ardhur në qeveri që të bëjmë atë që bënin ata. Janë të fajshëm por nuk mund të të shkojë mendja se meritojnë plumbin. Vendimin e  jep drejtësia, meritojnë dënimin. Me të drejtë njerëzit kërkojnë ndëshkimin e rrugëhumburve që u thotë mendja se mund të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë për shkak të ankthit të tyre në raport me drejtësinë. Flas për ata që janë kokat e gjithë kësaj veprimtarie të paligjshme dhe të turpshme për të gjithë ne dhe që kurrë nuk e kanë dashur, nuk e duan dhe nuk do ta duan reformën në drejtësisë se i fiken drejtësisë si djalli temjanit. Mendojnë se do bllokojnë integrimin e Shqipërisë", tha kryeministri.

Ora 14:17
Rama: Opozita e donte martir Sahit Dollapin! Policinë e mirëkuptoj...dhe një episod nga 21 Janari

Kryeministri Edi Rama tha se shoqërimi nga policia i sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi u shfrytëzua nga PD aq sa do të donin që ai të kishte rënë martir. Rama tha se puna e policisë ishte profesionale, pavarësisht një menaxhimi më të mirë që mund të kishte gjatë shoqërimit të Dollapit, sërish të mirëkuptueshëm sipas tij, në kushtet kur efektivët ishin gjithë kohës në rrezikun e bombave molotov që hidheshin ndaj tyre. Kreu i qeverisë kujtoi se si u soll policia e keqpërdorur nga policia e djathtë më 21 janar ku u vranë 4 protestues të pafajshëm dhe u plagosën mbi 130 persona. Solli edhe një episod me drejtuesin e një medie, që si shumë qytetarë kishin frikë edhe të shkonin për mjekim në spital, duke  kuruar jashtë vendit.

"Për shkak të histerisë së organizatorëve por edhe disa mediave me incidentin me një nga organizatorët kryesore të dhunës, më detyron tju kujtoj se kjo godinë përpara pak kohësh, në 2011-ën, nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me bomba dhe me zjarr. Dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm, u urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve mbi protestuesit e paarmatosur, jo me armë, por me asnjë shishe benzinë, u plagosën mbi 40 persona me plumba vdekjeprurës, dhe pastaj u turr e gjithë trupa e keqpërdorur politikisht e FNSH dhe u fut deri tek kulla përballë, të ngjitet nëpër kate duke masakruar kë i doli përpara. Mbi 130 persona të dëmtuar fizikisht nga dhuna krejt e panevojshme në kushtet kur protesta kishte përfunduar. Kemi mbajtur njerëz nëpër shtëpi sepse ishin të trembur që të shkonin në spital. Një person që nuk dua t'ia sjell emrin, i përfshirë krejt pa lidhje nga ajo valë dhune, asokohe, pronar i një televizioni, një nga pronarët. ka shkuar jashtë shtetit, dhe është kuruar për brinjët e thyera me shpatull të nxjerrë. Ja kujtoj këtë të gjithë shqiptarëve, jo atyre që kanë vendosur të mos dëgjojnë por vetëm të flasin. çfarë u vjen për mbarë në funksion të dhunës, për arsyen e thjeshtë se, mund të kishte qenë padiskutim perfeksion i gjithë qëndrimi i policisë së shtetit me 7 orë sulme, nëse në ato 2-3 sekonda 2-3 policë nuk do kishin goditur me shkop gome dikë që i iku policisë me vrap. Dikush që ikën me vrap ka një arsye pse ikën me vrap. Në vende më të konsoliduar se ne, do ta kishte pësuar shumë me keq. Të jesh nën flakë për 7 orë nën uniformën e policisë së shtetit nuk është gjëja më e kollajshme dhe nuk janë kushtet optimale për të pasur qartësi në cdo moment. Mirëkuptoj edhe ata dy punonjës policie të cilët bënë një veprim të tepërt, por të tepërt duke e gjykuar ne nga ekrani. Turp më të madh, hipokrizi më të madhe, dhe përqeshje më të madhe me shqiptarët, në atë incident në aspektin teknik dhe etik të policisë, ta kthesh në histeri për të prodhuar se në 7 orë ishte policia e shtetit e gjithë asaj që pamë, nuk ka. Turp të gjithë atyre që bashkuan zërin e tyre me zërin histerik të organizatorëve që për pak sa nuk e thanë atë që nuk e thanë atë që u dukej në sy, vuajtja që si ka mundësi që nuk u bë martir zoti Dollapi", tha kreu i qeverisë.

Ora 14:09
Rama: Respekt për policinë, vunë standard historik që nga rënia e komunizmit

Kryeministri Edi Rama tha se policia u tregua mjaft profesioniste në mbarëvajtjen e protestës, duke vënë sipas tij një standard krejt të ri për historikun e uniformave blu pas rënies së komunizmit.

"Së pari, të ruajmë qetësinë vetëpërmbajtjen për të mos lejuar që një grupim të influencojë më shumë se sa duhet në mënyrën tonë të jetuarit të jetës së përditshme.

Së dyti, dua të shpreh solidaritetin dhe respektin për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e policisë së shtetit. Besoj që Policia në gjithë këtë zinxhir protestash, sikundër dhe dje kur protesta u transformua në një manifestim brutal dhe të zgjatur dhune, treguan profesionalizëm për tu admiruar, vetëpërmbajte për tu admiruar, dhe kanë vendosur një standard krejt të ri për historikun e uniformave blu pas rënies së komunizmit. Dhe kanë fituar me të drejtë admirimin e gjithë qytetarëve të ndershëm", tha Rama.