Koalicioni i dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, LDK-AAK-Nisma është shprehur për një qeveri gjithëpërfshirëse, por duke përjashtuar kategorikisht PDK-në. Ky është konkluzioni i dalë nga takimi me dyer të mbyllura i lideëve të tri partive, LDK, AAK dhe Nismës për Kosovën.
Pas bisedimeve që zgjatën gati një orë, lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka bërë me dije se deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani do të përfaqësojë koalicionin në seancën e 21 gushtit në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është pronocuar në lidhje me bisedimet me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, duke pranuar se ka patur pak ngecje në bisedime, por që sërish do të rikthejnë ritmin e tyre.
Sipas Haradinaj, bisedimet me Vetëvendosjen kanë qenë korrekte ndërsa Lista Serbe nuk ka pasraqitur asnjë kusht deri më tani. Koalicioni LDK-AAK-Nisma zhvilloi mesditën e sotme një takim të përbashkët për të diskutuar zhvillimet e mëtejshme politike në Kosovë.
Liderët e bllokut vlerësuan se është humbur shumë kohë për krijimin e institucioneve, por thanë se qëndrimi i tyre i përbashkët është i pandryshueshëm.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com