Qeveria, 12 mln euro gjobë për Tiranë-Durrës

Për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, tashmë qeveria Berisha është dënuar dhe ka paguar një gjobë 12 milionë euro për shkak se anuloi një projekt ambicioz me General Electric. Linja duhej të modernizohej nga viti 2005 nga qeveria socialiste e asaj kohe, por projekti u anulua nga 'Berisha'. Përmasat e projektit të propozuar dhe pasojat në buxhet janë të tilla që qeveria do ta kishte të vështirë të zbatonte projekte të tjera, në programuara në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Social-Ekonomik, shkruan në letrën e tyre, drejtuar General Electric, tre ministra të qeverisë së re të PD. Ra në sy fakti se, si një ndër arsyet e anulimit, u paraqit kostoja e lartë financiare e projektit. Por, ndërkohë që u anulua një faturë prej 74 milionë eurosh, vetëm segmenti Rrëshen-Kalimash i "rrugës së kombit", kushtoi më shumë se 1 miliard euro, ndërkohë që ende nuk ka një faturë përfundimtare të punimeve të kryera për ndërtimin e tij. Pas pagesës së gjobës, së vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, në maj 2010, ministri i Transportit Sokol Olldashi depozitoi në Prokurori kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke ja faturuar atij dëmin për prishje të kontratës.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike