Qeveria: 165 mln lekë shpërblim 
për policët që u futën në Lazarat

Qeveria: 165 mln lekë shpërblim <br />për policët që u futën në Lazarat
TIRANE - Qeveria shqiptare i shton buxhetit të Ministrisë së Brendshme një fond prej rreth 170 milionë lekë të reja për superaksionin antikanabis të ndërmarrë në fshatin e Lazaratit.
 
Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, u vendos të shpërblehenpunonjësit e policisë të angazhuar në këtë operacion, me një fond prej 1 qind milionë lekësh të reja, duke iu ndarë efektivëve si shpërblim deri në dy paga mujore.
 
Ndërsa mbi 6.5 milionë lekë të reja do të akordohen për shpenzimet e tjera që i janë dashur Policisë së Shtetit dhe të gjtiha forcave të angazhuara në këtë operacion, për mallrat dhe shërbimet.
 
Vendimi i Keshillit te Ministrave
 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË OPERACIONIT POLICOR TË KRYER  NË LAZARAT, GJIROKASTËR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.1998, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave  
 
V E N D O S I:
 
1. Në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme për programin “Policia e Shtetit”, për mbulimin e shpenzimeve të operacionit të Policisë së Shtetit, të kryer në Lazarat, Gjirokastër, të shtohet fondi prej 165 428 500 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë e pesëqind) lekësh, i specifikuar, si më poshtë vijon:
 
a) Për shpërblimin e punonjësve të policisë të angazhuar në këtë operacion, 100 000 000 (njëqind milionë) lekë dhe masa e shpërblimit të jetë deri në dy paga mujore.
b) Për shpenzime të tjera “Mallra e shërbime”, 65 428 500 (gjashtëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë e pesëqind) lekë. 
 
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
 
3. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
 
         Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

 Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë