Qeveria 2 mln € avokatëve për
gjyqin ndaj Francesko Becchettit 

Qeveria 2 mln € avokatëve për<br />gjyqin ndaj Francesko Becchettit 
TIRANE- Përplasja në arbitrazhin ndërkombëtar me sipërmarrësin italian Francesko Beccheti duket se do t’i kushtojë shumë shtrenjtë qeverisë shqiptare. Sipas një Vendimi të datës 9 dhjetor 2015, studios avokatore që do të përfaqësojë Shqipërinë në arbitrazh do t’i paguhen 1.95 milionë euro, një prej shifrave më të larta të paguara deri më sot nga shteti shqiptar. Megjithëse është marrë para më shumë se një muaji, Vendimi është publikuar vetëm dje në Fletoren Zyrtare.

“Këshilli i Ministrave vendosi Autorizimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që, nëpërmjet Avokaturës së Shtetit, të lidhë shtesë kontrate, me firmën avokatore ‘Wragge Lawrence Graham & Co LLP’, e cila është përzgjedhur nga Avokatura e Shtetit përmes një procedure konkurruese për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në dy çështje arbitrazhi ndërkombëtar, të iniciuara nga persona fizikë ose juridikë, pjesëtarë të grupit Becchetti”, thuhet në Vendim.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës