Qeveria 260 mln lekë dëmshpërblim
për tokën e zënë me ndërtime pa leje

Qeveria 260 mln lekë për dëmshpërblim
për pronat e zëna nga ndërtimet pa leje
 
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimin e pronarëve. Tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.
262.093.285 lekë është shuma totale e miratuara nga qeveria për dëmshpërblimin e 28.700.9 m² truall që shpronësohet në qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.
 
TIRANË - Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimin e pronarëve. Tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. 262.093.285 lekë është shuma totale e miratuara nga qeveria për dëmshpërblimin e 28.700.9 m² truall që shpronësohet në qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.
 
Vendimi i plotë i Qeverisë: 
VENDIM PËR SHPËRBLIMIN E PRONARËVE PËR SIPËRFAQET TAKUESE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 3, të nenit 15/1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, pika 1, shkronja “c”, dhe 5, pika 2, të ligjit nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.
 
2. Vlera e përgjithshme e kompensimit për sipërfaqen prej 28.700,9 (njëzet e tetë mijë e shtatëqind pikë nëntë) m², që shpronësohet, të jetë 262 093 285 (dyqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
3. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të kryejë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
 
4. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
 
  Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi