Këshilli i Ministrave ka vendosur për shtesëfond për ministrinë e Integrimit për procesin e integrimit, zëri “Shpenzime kapitale, kapitulli 04 (TVSH)”, të fondit prej 29 300 eurosh për përballimin e kostos së TVSH-së për projektin “Green Boat”, të financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet fondeve IPA, program i bashkëpunimit ndërkufitar Greqi-Shqipëri, me përfitues Komunën Pustec.