Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Solidarizim dhe përkrahje vëllazërore për Tetovën. Sot miratuam fondin prej 50.000 euro në ndihmë të përballimit të situatës emergjente në Tetovë”, shkruan Bushati i cili ka postuar ne Facebook edhe foto nga takimet e ambasadorit Reka me te prekurit nga permbytjet ne Tetove.
Ministri Bushati, dy ditë më pare shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave nga vërshimet e shirave në Tetovë. “Me mendje dhe zemër pranë tyre në këto momente të vështira”, është shprehur Bushati.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)