Qeveria 6 muaj kohë për kthimin 
e pronave, në të kundërt gjoba 

Qeveria 6 muaj kohë për kthimin <br />e pronave, në të kundërt gjoba 
TIRANE- Qeveria shqiptare ka kohë edhe 8 ditë për të biseduar me ish-pronarët që kanë fituar gjyqin në Strasburg në mënyrë që ekzekutimi i dëmshpërblimit financiar të shtyhet. Paralelisht më këtë, qeveria ka depozituar në Gjykatën Evropiane një kërkesë ku i kërkohet që të shtyhet afati me 6 muaj kohë. Burime nga Avokatura e Shtetit bënë më dije për gazetën “Shqiptarja.com” se qeveria do të kërkoi në Strasburg shtyrjen e afatit me 6 muaj për fillimin e kompensimit të ish-pronarëve që kanë fituar çështjen në gjyq.

Procedurat
Gjatë këtyre 8 ditëve qeveria do të vijojë që të diskutojë për 101 ish-pronarë që kanë fituar çështjen në Strasburg në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje kompromisi. Kjo zgjidhje konsiston në dëmshpërblimin e ish-pronarëve në bazë të planit të veprimit të miratuar nga qeveria dhe këto do të jenë të parët në listën e pronarëve që do të dëmshpërblehen për përvetësimin e tokës. Ky kompromis i kërkuar ka në të edhe kërkesën që ka bërë pala shqiptare në Gjykatën Evropiane për shtyrjen me 6 muaj të afatit për fillimin e kompensimit të ish-pronarëve, kohë e cila përkon me fillim vitin 2015. Kjo kërkesë e qeverisë është depozituar në Strasburg dhe pritet një përgjigje Gjykata Evropian e cila do të merret në bazë të kompromisit që ka arritur qeveria me ish-pronarët.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’