Qeveria 92 mln lekë për shpronësime
për akset rrugore në Pogradec e Fie
Rreth 92 milionë lekë ka miratuar qeveria në dy vendime të ndryshme gjatë mbledhjes së sotme lidhur me shpronësimet për ndërtimin e segmentit Fier-Levan dhe për ndërtimin e aksit Qafë Thanë-Pogradec.
TIRANË - Rreth 92 milionë lekë ka miratuar qeveria në dy vendime të ndryshme gjatë mbledhjes së sotme lidhur me shpronësimet për ndërtimin e segmentit Fier-Levan dhe për ndërtimin e aksit Qafë Thanë-Pogradec.
By Passi Fier-Levan, 90.346.779 Lekë për shpronësimet90.346.779 Lekë është vlera që ka miratuar qeveria për shpronësimet të truallit apo objekteve që preken nga By Passi Fier-Levan. Ndërkohë që shpenzimet procedurale të cilat arrijnë shifrën e 50.000 lekëve do të të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Sipas këtij vendimi pronarët e pasurive, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, do të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
“Brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.”-thuhet në vendimin e Qeverisë.
Qafë Thanë-Pogradec, shpronësimet me vlerë të plotëKëshilli i Minisztrave ka ndryshuar vendimin e vitit 2011 për shpronësimet në rrugën Qafë Thanë - Lin - Pogradec, loti I.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 1.590 293.1 Lekë
Shpenzimet procedurale, në vlerën 652.500 lekë do të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohen përkatësisht:
a) Vlera 1 371 981.3 nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”;
b) Vlera 218 311.8 (dyqind e tetëmbëdhjetë mijë e treqind e njëmbëdhjetë pikë tetë) lekë nga buxheti i vitit 2014, zëri “Detyrimet e prapambetura” (detyrimet e infrastrukturës).”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.1%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47