Lideri i talebanëve në Afganistan Mullah Mohammed Omar ka vdekur. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët afganë, por grupi militant ende nuk është shprehur mbi këtë fakt. Lideri Omar dyshohet të ketë vdekur tre vjet më parë, - thanë për BBC burime të qeverisë afgane dhe shërbimet e inteligjencës, pa dhënë detaje të tjera.
Një zëdhënës i talebanëve i kontaktuar nga BBC, tha se grupi do të dalë shumë shpejt me një deklaratë.
Raportimet për vdekjen e Mullah Omarit kanë qenë të shumta edhe në të shkuarën. Por kjo është hera e parë që konfirmohet nga vetë qeveria afgane.
Mullah Omar udhëhoqi talebanët në fitoren mbi milicitë rivale afgane në luftën civile që pasoi tërheqjen e trupave sovjetike.
Aleanca e tij me liderin e Al-Kaedës Osama Bin Lande solli sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve kamikaze të 9 dhe 11 shtatorit në New York dhe Washington.
Mullah Omari kishte kohë që rrinte i fshehur ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit kishte ofruar një shpërblim prej 10 milion $ për kokën e tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO