Qeveria, Ahmetaj firmos lirimin
e territoreve të QSUT dhe QS

Qeveria, Ahmetaj firmos lirimin<br />e territoreve të QSUT dhe QS
TIRANË - Do të lirohen territoret e Qendrës Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” Tiranë dhe Qytetit Studenti në Tiranë. Kjo pas një urdhri të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj ka urdhëruar sot anulimin e të gjitha kontratave të qirasë të lidhura në këto dy territore mes subjekteve të treta.

Urdhri i parë i ministrit të Zvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është dhënë me qëllimin e lirimit të hapësirave dhe vendosjen e territorit të QSUT në ndihmë të përmirësimit të cilësisë të shërbimit spitalor.

Po ashtu me një urdhër tjetër të veçantë, ministri Ahmetaj ka kërkuar që të lirohet territori i Qytetit Studenti. Në urdhrin e tij drejtuar institucionit, Ahmetaj ka urdhëruar që të anulohen të gjitha kontratat e qirasë të lidhura me të tretët gjatë vitit 2013, si dhe ato kontrata të lidhura më herët në shkelje të procedurave ligjore, me qëllim përmirësimin e shërbimit të studentëvë që banojnë në këtë territor.

Të dy institucionet, posaçërisht QSUT dhe QS janë vënë në dijeni të këtij urdhri për lirimin e menjëhershëm të territoreve përkatëse. Po ashtu në dijeni është vënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme në rast se do të haset kundërshti nga palët kontraktore ose jo të lajmëruara më parë për këto urdhra.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë