Lajm i mirë për pensionistët, qeveria jep 5 mijë lekë shpërblim për fundvit

Lajm i mirë për pensionistët, qeveria jep 5 mijë lekë shpërblim për fundvit

Foto Ilustruese

Në mbledhjen e fundit, qeveria ka akorduar një fond prej 28 milionë dollarësh që do të jepet si shpërblim për pensionistët në festat e fundvitit. Kjo gjë nuk ishte parashikuar në buxhetin e miratuar në fillim të vitit.

Pensionistët do të marrin nga 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Përveç kësaj qeveria ka marrë edhe një vendim tjetër të rëndësishëm në lidhje me rishoërndarjen e fondeve për investimet publike. Përmes aktit normativ, qeveria heq 20 milionë dollarë nga investimet me ecuri të ngadaltë duke ja transferuar këto fonde projekteve që kanë realizim më të shpejtë.

Për vitin 2018, investimet publike arrijnë në 86.7 miliardë lekë me një rritje prej 300 milionë lekësh krahasuar me buxhetin e fillim vitit.

Në krahun e të ardhurave, qeveria ka vendosur të mos e shkurtojë buxhetin duke e ruajtur në masën 464.2 miliardë lekë, po aq sa ishin në buxhetin e miratuar në fillim të vitit.

Kështu të ardhurat tatimore janë ulur me 4.5 miliardë lekë krahasuar me fillimin e vitit. Gjithsesi kjo kompensohet nga rritje e të ardhurave që vijnë nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren