Qeveria akordon një fond 2.6
milionë euro për ish-pronarët

TIRANE - Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në Shkodër, Berat, Elbasan,  Lezhë, Korçë, Fier, Vlorë e Tiranë.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale do të shpërblehen me këste nga fondi i kompensimit, në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i parcelës ndërtimore, për sipërfaqen prej 23.667,76 m² tokë truall, me vlerë të përgjithshme 363.5 milionë lekësh, afro 2.6 milionë euro. Vlera e përgjithshme e shpërblimit do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, parashikuar nga ligji  i vitit 2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”.

Drejtoria e përgjithshme e Hipotekave do të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin më pas të parcelave në fjalë, pasurisë së paluajtshme, të kompensuar, në pronësi të shtetit. Ministria e Financave dhe ALUIZNI janë ngarkuar nga Këshilli i Ministrave për zbatimin e vendimit të sipërpërmendur.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se përmes mashtrimit mori 1 mln € nga karta e kreditit një personi (EMRI)

Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se përmes mashtrimit mori 1 mln € nga karta e kreditit një personi (EMRI)