Qeveria amerikane i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 12 automjete të blinduara. Këto automjete do të jenë në shërbim të Forcave Tokësore të FA-ve.

Për dorëzimin e mjeteve të blinduara ditën e sotme në orën 12:30 do të zhvillohet në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr një ceremoni.

Në ceremoni do të marrin pjesë Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.

[gallery]24558[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com