Qeveria amerikane mirëpret bashkëpunimin Kosovë-Serbi për pikën kufitare në Merdare

Qeveria amerikane mirëpret bashkëpunimin Kosovë-Serbi për pikën kufitare në Merdare

Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit

Zëdhënësja për media e Sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, Morgan Ortagus ka përgëzuar Serbinë për marrëveshjen që të vendosë stafin e saj në pikën kufitare në Merdare.  Zyra e Pompeos  ka vlerësuar angazhimin e Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e arritura më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne e duartrokasim marrëveshjen e Serbisë për ta vendosur stafin në Merdare dhe zotimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Qarkullimi i sigurte dhe në mënyrë efikase i mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë dyert për të rritur prosperitetin dhe stabilitetin në Serbi dhe Kosovë”, ka shkruar Ortagus në Twitter.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë arritën marrëveshje për normalizim ekonomik mes dy vendeve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni