Kombëtarja angleze ka nxjerrë një leje të veçantë për të udhëtuar drejt Shqipërisë për ndeshjen e eliminatoreve të Boëtrorit më 28 mars në Air Albania. Qeveria atje e konsideron Shqipërinë zonë të kuqe për shkak të COVID dhe nëse do udhëtonte pa leje do të duhet të karantinohej dy javë pasi të kthehej.

Para këtij vendimi dy federatat, ajo angleze dhe shqiptare, kishin marrë në konsideratë zhvendosjen e ndeshjes në një shtet tjetër.