Qeveria asistencë ndërkombëtare 
për shkarkimet në administratë

Qeveria asistencë ndërkombëtare <br />për shkarkimet në administratë
TIRANE - Ministria e Inovacionit do të marrë ndihmën e një ekspertize ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së punësimeve dhe të shkarkuarve nga administrata publike për të cilët ka një vendim gjykate. Ministrja Milena Harito pohoi se prej shtatorit 2013 nuk ka vendime të formës së prerë për të shkarkuarit nga mazhoranca aktuale, për shkak se çështjet po kalojnë në shkallë të ndryshme të gjykimit. Për t’i paraprirë një problemi të mundshëm, zgjidhja do të asistohet nga ndërkombëtarët.

Albana Koçiu: Kemi marrë më saktë garanci që do të kemi një mbështetje dhe një ekspertizë të huaj për të vlersuar situatën dhe si do të duhet që gjithë institucionet të udhëzohen të veprojnë për t’i zbatur këto vendime.

Milena Harito: Kemi një sërë vendimesh gjyqësore me një shumëllojshmëri rastesh. Qartësisht këto vendimet do të zbatohen, nuk ka zgjidhje tjeter përveçse të zbatohen. 
 
Xhemal Qefalia: Sa nga këto janë zbatur dhe janë rikthyer nëpër vendet e punës që kanë fituar vendimet gjyqësore?
 
Albana Kociu: Deri në fund të vitit 2013 kemi të rregjistruar 90 vendime të formës së prerë në pozicione shërbim civil, marrim në konsideratë nga shtatori 2013 deri në 2014 nuk kemi vendime të formës së prerë që të kene ezauruar të gjithë shkallët e gjyqësorit dhe të themi që këto janë vendimet të formës së prerë.

Nga 90 vendime gjykate para se e majta të merte pushtetin vetëm 14 persona janë rikthyer në punë. Sipas Ministres Harito, për shkak të punësimeve të parregullta për të njëjtin vend pune ka 2 ose 3 vendime gjyqësore

Milena Harito: Ka një shumëllojshmëri rastesh, nganjëherë vendet janë mbyllur, nganjëherë janë 3-4 vendimet për të njëjtin pozicion, pra do një trajtim global.
 
Albana Kociu: Unë di që Ministria e Financave ka bërë një vlerësim të vendimeve të formës së prerë deri në fund të vitit 2013 dhe janë pikërisht këto vendime të cilat Ministria e Financave po i likuidon, para po shlyen detyrimin. 
 
Bashkim Fino: Ligjin e Shërbimit Civil nga 3 mijë e kemi çuar 9 mijë. Pra në qoftë se për ata 6000 mijë të tjerët kur qe PD-ja në pushtet mund të ikte dhe të vinte në punë si i donte qejfi me një të rënë të lapsit sot ne nuk e bëjmë dot. Kam informacion ,por nuk dua ta shpreh këtu që ka njerëz me vendime gjyqi 8 vjet në xhep

Nga të gjithë të punësuarit në administratë vetëm 9 mijë gëzojnë statusin e Nëpunësit Civil. Për të monitoruar marrëdhëniet e tyre me shtetin, të marëtn do të shqyrtohen 2 kandidaturat e presidentit për komsioner të shërbimit civil.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit