Qeveria, asnjë lek për stokun e konventave

Në vitin 2002, problemi i stokut të pabotuar të akteve ndërkombëtare u soll në rend të ditës nga Avokati i Popullit. Ai kërkoi botimin e 75 akteve të OKB dhe të KiE të nenshkrura nga Shqipëria para dhe pas '90-ës. Vetëm 4 vite më pas, në 2006-ën, nga Ministria e Drejtesisë erdhi një propozim konkret: me nje kosto financiare prej rreth 2 milione lekesh, Ministria e Drejtesise merrte përsipër t'i propozonte Ministrise se Financave ta parashikonte si fond buxheti për gjashtëmujorin e dytë të 2006-ës. Miliarda lekë të buxhetit të shteti janë harxhuar që nga kjo kohë për gjithfarë punësh, përshirë edhe lobime për marrveshje të reja ndërkombëtare, festa anëtarësimesh në traktate të Atlintikut Verior apo nisma rajonale, por stoku i konventave në fjalë vijon ende sot të mos e shohë dritën e botimit, duke u kalbur në mykun e shpërfilljes dhe errësirës.
Miliarda lekë janë planifikuar të harxhohen edhe sivjet për festimet e 100 vjetorit të shtetit. Asnjë lek nuk është akorduar për botimin në Fletore Zyrtare të këtij stoku aktesh ndërkombëtare. Sipas ÇIP, do të duheshin vetëm 2 këngëtarë më pak në këto festime për 100-vjetorin e pavarësisë, për të bërë paratë për përkthyesit e Ministrisë së Drejtësisë, që këta t'i hynin punës me urgjencë, në mënyrë që nuanca e seriozitetit t'i kthehej fytyrës së shtetit 100 vjecar të shqiptarëve deri më 28 Nëntor 2012.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike