ELBASAN- Tashmë spitali rajonal i Elbasanit është i pajisur me skaner dhe të sëmurët nuk kanë pse t’i drejtohen më QSUT për marrjen e këtij shërbimi.

Kjo u bë e mundur falë një granti prej 80 milionësh të financuar nga qeveria austriake për instalimin e skanerit pranë këtij spitali.

Ministri Tavo i pranishëm në ceremoninë e përurimit, falënderoi qeverinë austriake për këtë investim dhe theksoi se po merren një sërë iniciativash për përmirësimin e shërbimit si dhe për rritjen e investimeve në teknologji.

Z Tavo gjithashtu u shpreh se prioritet për qeverinë do të jetë modernizimi i infrastrukturës spitalore në të gjithë vendin.
(eb/Shqiptarja.com)