TIRANE- Në administratën publike numërohen në total 760 vende vakante të cilat do të plotësohen gjatë vitit 2015. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike për plotësimin këtyre vendeve.
“Numri i vendeve vakante, të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2015, është, gjithsej, 760, ndarë sipas kategorive të mëposhtme: Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (TND) 30; Për kategorinë e mesme drejtuese 40; Për kategorinë e ulët drejtuese 180; Për kategorinë ekzekutive 510”, përcakton vendimi i miratuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
/Shqiptarja.com