Qeveria, Berisha: Do dyfishojmë
përdorimin e letrave me vlerë
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e Qeverisë se do të dyfishojë përdorimin e letrave me vlerë dhe shtyrjen e afatit të përdorimit të tyre edhe në gjysmën e parë të mandatit të ri.
TIRANË –Kryeministri Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se shumë shpejt, që në mbledhjen e ardhshme, ministrat përkatës do të përgatisin vendimin dhe ndërhyrjet e nevojshme ligjore për dyfishimin e përdorimit të letrave me vlerë. “Aty ku janë 20, të bëhen 40”, - tha Kryeministri, - dhe aty ku janë 30, të bëhen 60”. Berisha porositi ministrin e Financave, Ridvan Bode, që afati I përdorimit të letrave me vlerë të shtyhet edhe në gjysmën e parë të mandatit të ri.
“E kam theksuar dhe e theksoj se letrat me vlerë nuk janë lekë, por janë detyrim i qeverisë ndaj qytetarëve, detyrim ndaj të cilit ne qëndrojmë plotësisht. Ndaj, të dashur qytetarë, pas këtij vendimi, që do t’i japë nxitje të madhe tregut të letrave me vlerë, të bëni çdo përpjekje për përdorimin e letrave tuaja me vlerë, në gjithë gamën që mund të shtrihet.
Mbledhja e sotme e Qeverisë u zhvillua në praninë e katër ministrave të rinj, figura e të cilëve u vlerësua maksimalisht nga Kryeministri. Ai lartësoi figurën e ministrit të Kulturës, Visar Zhiti, si simbol i qëndresës së kombit shqiptar dhe përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politike, që kanë mbetur mbështetësit kryesorë të vendosur të lirisë, demokracisë, PD-së në tërësi.
“Edi Rama ka thënë se Spaçi është një pasuri e madhe, por Spaçi ka qënë një ferr; Rama ka premtuar gjyqe për të përndjekurit politikë, rigjykim nga ata që i kanë dënuar më parë, se mos të harrojmë se PS-ja ka qënë PPSH-ja para se të shndrrohej”, - tha Berisha.
Kreu i Qeverisë i uroi suksese Dr.Halim Kosovës, “këtij humanisti të madh”, siç e cilësoi ai.Nga ana tjetër, ai tha se "shkëlqen" me mungesën e tij, Florian Mima, i ngarkuar me detyrë jashtë vendit, emërimin e të cilit bota e biznesit e ka pritur me kënaqësi të veçantë.
Duke kaluar tek ligjet që Qeveria do shqyrtojë sot, Berisha tha se "do trajtojmë ligjin për përjashtimin e tokës bujqësore nga taksa 10%. Kjo bëhët në mënyrë që të hapet mundësia e tregut të tokës dhe ky treg të jetë sa më i lirë. Kjo bëhet në përgjigje të kërkesës së fermerëve, që janë të vendosur të zmadhojnë fermat e tyre.
Një vendim tjetër është ai për përgjysmin e taksave të makinave të përdorura, prej të cilit përfitojnë ata që kanë më pak.
Kryeministri tha se do të hapë në të gjithë vendin, zyra këshillimi juridike, falas, për qytetarët shqiptarë. Po sot, do të aprovojë marrëveshjen e gazsjellësit Trans-Adriatik si dhe disa kontrata koncensionare për HEC-e të reja.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
41.7%
-
Të gabuar
58.3%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 24
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kimete Berisha: Gruaja misterioze!
27 Nëntor, 11:41
-
Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!
27 Nëntor, 11:35
-
Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, avokati Arbër Hoxha: Kemi të bëjmë me zëvendësim mase, jo revokim! 'Detyrimi me paraqitje' mbetet
27 Nëntor, 11:34
-
Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita, Meta nga burgu e përshëndet: Urime! Desorosifikimi drejtësisë emergjencë kombëtare
27 Nëntor, 11:29
-
Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?
27 Nëntor, 11:22
-
Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A
27 Nëntor, 11:20
-
Ciceron/ ‘Nëntori i Yjeve të Artë’, koncerti me këngë në TKOB! ‘Nëntori Festiv’ me aktivitete në Sarandë! ‘I këndojmë flamurit’ festival në sheshin e Flamurit, Vlorë
27 Nëntor, 11:19
-
Gjyqtarja e GJKKO Davidhi i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës, SPAK: E apelojmë
27 Nëntor, 11:18
-
'Krenar që miratuam bonusin e fundvitit, më të madhin ndonjëherë', ministri Gonxhja: Pagesat për pensionistët nisin javën e dytë të dhjetorit pranë sporteleve të ISSH
27 Nëntor, 11:11
-
Qeveria miratoi kthimin e parave profesionistëve të lirë, Ministri Malaj: Ndoqëm rrugën ligjore! Procesi i rimbursimit përfundon më 31 dhjetor 2024
27 Nëntor, 11:04
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50