Qeveria britanike: Jo pjesëmarrjes
në Euro 2012, lironi Timoshenkon

Qeveria britanike: Jo pjesëmarrjes <br />në Euro 2012, lironi Timoshenkon
LONDER - Ministra të qeverisë britanke kanë deklaluar se nuk do të marrin pjesë ne ndeshjet për fazën e grupeve që kombëtarja angleze do të zhvillojë në Ukrainë për shkak të trajtimit që qeveria e presidentit Viktor Janykovyc i ka bërë lideres së burgosur të opozitës Julia Timoshenko.

Të njetin veprim kanë bërë dhe lider të tjerë europinë, përfshirë ata gjermanë dhe francez,te cilet kane deklaruar se do te bojketojne ndeshjet e luajtura ne Ukrainë e cila së bashku me Poloninë është mikpritëse e kampionatit europian 2012.

Timoshenko është denuar me shatë vite burg për korrupsion në gjygjin e zhvilluar vitin që shkoi në Kiev, por përkrahesit e saj deklarojne se burgimi i saj është i padrtejtë dhe se presidenti aktual, i druhet popullaritetit saj dhe konkurences saj politike.

Ish-kryeministrja në muajin prill të këtij viti organizoi një grevë urie, gjithashtu ajo shfaqi fotot që tregonin shenja dhune në trupin e saj. Ajo ka akuzuar rojet e burgut se e kanë keqtrajtuar atë.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar