Qeveria britanike ka bërë me dije së nuk do të ndryshojë ligjin aktual për legazlimin e kësaj droge e cila sipas një raporti gjeneron 200 milion funte/vit të ardhura nga taksat.
Në Angli kanabis konsiderohet si drogë e klasit B ndërsa Mininistria e Brendshme nuk ka ndërmend të ndryshojë ligjin edhe pse në peticion janë rreth 220 mijë nënshkrime pro legalizimit.
Edhe pse në Britani kushtet atmosferike nuk favorizojnë kultivimin e bimës narkotike, në periferi të Londrës kjo drogë kultivohet sipas metodave të sofistikuara të trafikantëve me ndricim dhe ngrohje artificiale.
Disa muaj më parë vetë qeveria e britanisë ka bërë një studim ku doli në përfundimin se rreth 2.2 milionë britanikë të moshave 16-59 vjec kishin përdorur kanabis. Në statistika thuhet se vetëm gjatë një viti në mënyrë ilegale në britani janë kosumuar rreth 216 tonë kanabis sativa.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)