Qeveria dërgon për ratifkim në
Kuvend, marrëveshjen me Serbinë
Qeveria e Kosovës kalon në Kuvend ratifikim e marrëveshjes së parë ndërkombëtare që rregullon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe planin e zbatimit për këtë marrëveshje.
PRISHTINE - Qeveria e Kosovës kalon në Kuvend ratifikim e marrëveshjes së parë ndërkombëtare që rregullon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe planin e zbatimit për këtë marrëveshje.
Qeveria e ka proceduar këtë marrëveshje si projektligj, për të marrë miratimin edhe të Kuvendit të Kosovës.
Vendimi u mor një ditë pasi Qeveria e Serbisë i dha mbështetje marrëveshjes dhe e dorëzoi në Bruksel tek shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky vendim merret pas pëlqimit që ka dhënë edhe pala serbe për marrëveshjen.
“Që diçka të ratifikohet në Kuvend duhet të jetë e pajtueshme prej dy palëve, tani edhe Serbia e ka dhënë pajtimin për planin e zbatimit të marrëveshjes, prandaj ne kemi menduar që sot ta kalojmë në Qeveri këtë çështje dhe ta procedojmë menjëherë në Kuvendin e Kosovës”, tha Thaçi.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi prezantoi projektligjin duke thënë se edhe marrëveshja edhe plani i zbatimit janë pajtuar edhe nga pala tjetër, respektivisht Republika e Serbisë.
“Me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës dhe të Serbisë atëherë obligohen që zbatimi i marrëveshjes të respektohet nga të dy vendet, me ndihmën e BE-së, EULEX-it, KFOR-it,
OSBE-së. Unë jam i bindur që me miratimin e këtij projektligji dhe me ratifikim e tij në Kuvendin e Kosovës hapet mënyra e qartë e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar më parë, por njëkohësisht besoj edhe në implementimin në praktikë me obligimet respektive të të gjithë akterëve”, tha Kuçi.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se plani është edhe më i detajuar sesa marrëveshja dhe për këtë pret mbështetje të fuqishme nga Kuvendi.
“Ne besojmë në vullnetin e mirë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe besoj se deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë mbështetur marrëveshjen do të jenë përkrahës edhe të implementimit të planit dhe nëse e lexojmë me vëmendje, plani është edhe më i detajizuar edhe më i favorshëm se marrëveshja. Unë pres që në Kuvendin e Kosovës të rritet numri i votave të deputetëve që do ta bëjnë ratifikimin e kësaj marrëveshje”, tha ai.
Sa i përket fillimit të zbatimit të marrëveshjes, Kuci tha se zbatimi duhet të bëhet nëpër disa faza, ndërsa shprehu angazhimin e Qeverisë për kryerjen e të gjitha obligimet që janë të parapara me planin e zbatimit. Kuci tha se brenda javës së ardhshme do të takohen grupet punuese për implementim, informon rtk.
(Redaksia online)sg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15