Qeveria dështoi në sigurimin e jetës

Qeveria dështoi në sigurimin e jetës
Situata është alarmante, qytetarët janë jo vetëm të friksuar por dhe të terrorizuar, po kthehemi si në vitin 1997 por me një ndryshim kriminelët lëvizin të armatosur ndërsa qytetarët jo dhe policia ka dalë jashtë loje. Dy vjaza të reja u vranë mbrëmë në mes të Tiranës në një orë ku fluksi i lëvizjes së qytetarëve është shumë i madh, Eleni u vra në derë të shtëpisë duke lënë dy fëmijë jetim, ndërsa Megi po festonte ditlindjen me të fejuarin e saj. Të dyja ishin në lulen e rinisë akoma pa e filluar jetën, u vranë nga dora kriminale dhe autorët si zakonisht largohen në drejtim të paditur.

Këto ngjarje janë të paralajmëruar nga një numër i madh ngjarjesh kriminale të përditshme, vrasje, grabitje, vjedhje bankash, vrasje politikanësh, gjyqtarësh, oficerësh, policësh, apo shumë vrasje të tjera mafioze të pazbuluara në Tiranë e kudo nëpër Shqipëri.
Qytetarët janë më të pasigurtë se kurrë, shteti ka dështuar në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve shqiptarë. Ke frikë të dalësh se të merr plumbi kot është bërë më keq se 97 ku personat e armatosur lëviznin pa patur frikën e shtetit dhe sot po të shikosh kriminelët lëvizin të armatoosur pa dashur të dinë për shtetin siç ndodhi mbrëmë ku nga lufta midis bandave gjeti vdekjen njëra nga vajzat.

Po dje në Vlorë, tentohet të grabitet një pronar i një dyqani argjendarie duke e qëlluar me armë dhe rrezikuar dhe jetën, një ditë më parë u grabit një bankë po në mes të Tiranës, plagosje tek rruga Elbasanit, sot që po shkruajmë po një tjetër i vrarë dhe dy të plagosur pa u futur nëpër lagje të errta të Tiranës se të grisin dhe xhepat po nuk pate para me vete. Ku po shkojmë kështu?

Qytetarët janë të pasigurt në këtë vend , ata ndjehen jo vetëm të frikësuar por të terrorizuar, nuk mund të dalësh në rrugë se nga lufta mes bandave ikën kot, nuk mund të dalësh të blesh as bukën në dyqan.

Krimi i vrasjes ka ardhur në rritje, vjedhjet me armë e maska kanë marrë përmasa të frikshme dhe janë bërë një shqetësim shumë i madh për familjet shqiptare, të presin në hyrje te pallatit, tek dera e shtëpisë, të futen në shtëpi të marrin gjithçka dhe jetën, policia ka dështuar askund nuk ndjehesh i sigurtë.

Situata është alarmante
Ngjarjet e rënda si vrasje, grabitje, vjedhje që ndodhin pothuajse çdo ditë në vendin tonë dhe mbushin kronikat e zeza dhe ekranet televizive pa dashur që ti japim ngjyrim politik do të thoja se kanë lidhje direkte me politikën, me të drejt dikush mund të pyes se çfarë lidhje ka me politikën vrasja e dy vajzave mbrëmë të ndodhura në mes të Tiranës apo e ngjarjeve te tjera të rënda të njëpasnjëshme që kanë mbetur mister dhe të pazbuluara.

Përgjigjja ime do te ishte po kanë lidhje me politikën dhe janë të nxitur nga politika dhe kjo lidhje konsiston me mesazhin që japin politikanet tek popullata, në faktin se kur elementët me precendent penal, kriminelët shohin se politikanët bëjnë pazare dhe korrupsion qindra mijëra eurosh dhe nuk dënohen përkundrazi dalin të pafajshëm nga gjykata, vjedhin fondet publike dhe i shmangen përgjegjësisë penale dhe dënimit nëpërmejt procedurash, vrasin si në Gërdec ku u vranë 26 persona në mes tyre femijë dhe gra dhe nuk dënohen, atëherë dhe elementët me precedent penal të cilët janë të prirur ta marrin menjehëre këtë mesazh thonë pse të mos vjedhim dhe pasurohemi dhe ne, pse të mos vrasim dhe ne për tu pasuruar se kur nuk dënohen politikanë nuk dënohemi dhe ne dhe kështu marrin maskat, armët vjedhin banka, arka kursimi, dyqane, banesa, vrasin me pagesë apo për zgjidhjen e problemeve të tyre. Një mesazh tjetër që marrin prej politikës është se kur vriten politikanë, si Fatmir Xhindi, kryetari komunes Terthore Remzi Veseli, gjyqtari Konomi, vriten pothuajse përditë qytetar në mes të Tiranës dhe nuk zbulohen dhe kur janë të ruajtur me policë, rrëmbehen fëmijë siç kemi rastin e Bleona Matës dhe nuk gjenden dhe policia është e paaftë për ti parandaluar dhe zbuluar ato edhe ky është një mesazh që nxit dhe rrit numrin krimeve pse dhe këtu kriminelët e shohin se mund të vrasësh dhe politikanë dhe nuk zbulohen apo ndoshta dhe mbrohen nga shteti. Korrupsioni qeveritar problemet e krijuar nga prona, pamundësia e qytetarit për të marr pronën e vet dhe mos funksionimi i ligjit, mos gjetja e asnjë dere hapur në administratë për të marrë atë që të takon mosfunksionimi dhe korrupsioni në sistemin gjyqësor duke parë se sot me para mund të bësh çdo gjë mund të vrasësh dhe të dalësh nga burgu është një shkak tjetër dhe një mesazh që ka ndikuar në rritjen e numrit të krimeve. Vrasjet e shumta dhe pamundësia për vënien para përgjegjësisë ligjore siç është rasti i Faik Myrtos, apo dhe e personave të tjerë ku dihet publikisht se shumë autorë vrasje megjithëse dihen nga të gjithë se kanë kryer vrasjen e dikujt sillen rrugëve dhe kanë dalë të pafajshëm nga gjykata ka bërë që qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi duke u hakmarrë dhe kjo ka sjell rritje të numrit të krimeve për hakmarrje e gjakmarrje.

Nga ana tjetër një polici e politizuar ka bërë që të dal nga objekti i punës së saj jo vetëm në fushata elektorale por gjatë gjithë kohës, kemi drejtues policie të politizuar që e përdorin dhe e kanë vënë policinë në funksion të partisë duke larguar specialistët dhe duke i zëvendësuar me militant partie apo dhe me keq futja ne strukturat e policisë në jo pak raste e personave me precedent penal apo dhe nëpërmjet ryshfetit ka bërë që të rritet korrupsioni ne radhët e policisë.
Pa u marr pastaj me faktoret social si varfëria, papunësia në shumicën dërmuese të popullsisë, disniveli dhe një pabarazi e madhe ekonomike në shoqërinë shqiptare është një shkak tjetër për rritjen e kriminalitetit se kur një adoloshent shikon një moshatarin e tij që shkon në shkollë me makinë të tipit të fundit dhe vet nuk ka bukë për darkë nxit nënjë fare mënyre krimin se çfarë i mungon atij që të jetë si shoku i tij dhe kështu përfundon në rrugën e krimit.

Përdorimi i lëndëve narkotike që është bërë gangrenë për shumë familje shqiptare që tashmë nëpër shkolla, poshte pallateve, në hyrje të pallatit, në autobuzë në rrugë përdoret kudo dhe shumë prindër që kanë lënë dhe punën duke u kujdesur për femijët e tyre.

Mungesa e trasparencës, fshehja e kriminalitetit ka bërë që shumë qytetar të humbin besimin tek policia e shtetit pasi shpesh herë policet më shumë merren me viktimën se me autorin apo duke i sorollatur nga një komisariat nënjë tjetër për ti bezdisur qytetarët që të mos japin kallëzim.

Kaos i madh është në statistika, mungesë trasparence, flitet për suksese e rend e siguri nga drejtuesit e policisë dhe Ministrisë së Brendshme nëpër analiza e në vend që te merren dhe të bëjnë analizë pse kemi një rritje të kriminalitetit dhe duke përcaktuar shkaqet merren dhe bëjnë paradë a thua se në Shqipëri punët shkojnë vaj pa menduar se sa vuajnë çdo ditë shqiptarët nga kriminaliteti, kujto këtu para disa ditësh kur mësuam nëpërmejt medias se banorët e fshatit Luz të Kavajës gjithë ditën punojnë për të nxjerr bukën dhe gjithe natën u duhet të ruajnë bagëtitë nga hajdutët.

Kjo situatë alarmante kërkon trasparencë, angazhimin e shoqërisë civile, medias, sensibilizimin e opinionit publik, bashkëpunimin midis institucioneve, një program të qartë, një polici të depolitizuar, profesioniste dhe eliminimin e shkaqeve si varfëria, papunësia, por kjo qeveri nuk do dhe ka treguar se ka dështuar në sigurimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin