Në ditën që opozita ka zgjedhur të protestoj mazhoranca ka marrë një iniciativë për fëmijët e sëmurë me leucemi.

Në seancën plenare është prezantuar projekti “Ti je luledielli”edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla. Në këtë projekt synohet të blihet një aparaturë mjekësor që do shërbej për kurimin e fëmijëve të sëmurë nga sëmundja e leuçemisë.

Në të gjitha karriget e deputetët është vendosur nga një bluze me foton e lulediellit.

Bluzat janë të shoqatës “Ti je një lule dielli”, që drejtohet nga moderatorja Albana Osmani, e cila u vjen në ndihmë fëmijëve të sëmurë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com