Qeveria do i paguajë qiranë
Kryeprokurores Arta Marku
Kryeprokurorja Arta Marku banon në një apartament me qira në Tiranë. Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë, qiraja e banesës së saj dio paguhet nga Qeveria në masën 35 mijë lekë të reja në muaj.
Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku banon në një apartament me qira në Tiranë. Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë, qiraja e banesës së saj do paguhet nga buxheti i shtetit në masën 35 mijë lekë të reja në muaj.
Sipas VKM-së, pagesa e kompensimit, deri në përfundim të periudhës së përkohshme të ushtrimit të detyrës, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të kryhet çdo muaj, me fondet e buxhetit të miratuar për vitin 2018 për Prokurorinë e Përgjithshme.
"Shuma e përgjithshme e fondit, që do të përdoret për pagesat e kompensimit, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe të rishpërndahet në buxhetin e miratuar për Prokurorinë e Përgjithshme", thuhet në VKM.
Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh në krye të organit të akuzës në 18 dhjetor 2017. Ajo ka transferuar pak ditë më parë banimin nga Shkodra në Tiranë, ku do të jetojë deri në përfundimin e ushtrimit të detyrës si kryeprokurore e përkohshme.
VENDIMI I QEVERISE
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN E QIRASË SË BANESËS PËR STREHIMIN E PROKURORIT TË CAKTUAR TË KRYEJË PËRKOHËSISHT DETYRËN DHE FUNKSIONET E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, të pagesës së qirasë së banesës për strehimin, në qytetin e Tiranës, të prokurorit të caktuar të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.
2. Pagesa e kompensimit, deri në përfundim të periudhës së përkohshme, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të kryhet çdo muaj, me fondet e buxhetit të miratuar për vitin 2018 për Prokurorinë e Përgjithshme.
3. Shuma e përgjithshme e fondit, që do të përdoret për pagesat e kompensimit, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe të rishpërndahet në buxhetin e miratuar për Prokurorinë e Përgjithshme.
4. Ngarkohen Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
49%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1975
Lajme të tjera
-
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Partia Socialiste: Nuk marrim në mbrojtje askënd, përgjegjësia personale
20 Mars, 11:07
-
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
20 Mars, 10:57
-
Çerdhe prostitucioni në qendër masazhi pranë shkollës 'Petro Nini' në Tiranë, 4 të reja në pranga! Njëra prej tyre administratore
20 Mars, 10:51
-
Samiti në Moskë, mediat: Xi Jinping do të telefonojë Zelensky pasi të flasë me Putinin
20 Mars, 10:47
-
Mori çmimin e madh në Big Brother Vip Kosova, por surprizën më të madhe Stresi e mori nga Sali Berisha! Ja 'dhurata' e tij
20 Mars, 10:39
-
Aksidenti ku mbeti viktimë polici në Patos, arrestohet 27-vjeçari
20 Mars, 10:32
-
Valle shqiptarësh, kurbane, refuzim, namaz, amnisti dhe propagandë: Si rrodhi vizita e Sulltan Mehmetit V në trevat shqiptare më 1911
20 Mars, 10:24
-
Java Globale e Parasë, slogani i zgjedhur këtë vit ‘Administro paratë’! Sejko dhe Kushi: Edukimi financiar është prioritar
20 Mars, 10:24
-
Përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me grupin e Emiljano Shullazit do të bëhet me dyer të mbyllura! Avokatja: Jo më 'publicitet'
20 Mars, 10:19
-
'Vendoret'/ Celibashi: S'ka reklama falas për partitë, asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
20 Mars, 10:17
-
Turizmi në lulëzim, Rama: Në shkurt vizitorët janë rritur 54% krahasuar me 1 vit më parë! Mbi 686 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023
20 Mars, 10:12
-
Putin përshëndet 'mikun e mirë të vjetër' Xi Jinping përpara takimit të parë në Moskë që nga pushtimi i Ukrainës
20 Mars, 10:08