Agron Gjekmarkaj ka bërë një reflektim të gjatë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit dhe komenton edhe rolin e Sali Berishës. Ndër tezat më paradoksale në shkrlmin e Gjekmarkajt është se Berisha është një kundër dhunës.
Shkrimi i Gjekmarkajt
(Një reflektim i shkurter mbi pasojat e zgjedhjeve, krizën e demokracisë dhe figurën e Sali Berishës)
1) Një “fitore” pa virtyte!
Në fjalimin e tij të “fitores”, Edi Rama nuk gjeti asnjë fjalë xhentile për qytetarët që votuan kundër tij. Asnjë reflektim institucional, asnjë garanci për bashkëjetesën demokratike ndaj gjysmes tjeter!
I vetmi shqetësim i tij ishte Opozita.
Sipas tij, shqiptarët ende nuk kanë opozitën që “duan”.
Por në të vërtetë, pas një procesi elektoral të shkallmuar, qeveria mori mandatet që dëshironte, ndërsa Shqipëria mbeti me një qeveri që nuk e votoi shumica.
2) Demokracia në koma, integrimi në hije! Individi nën trysni!
Demokracia shqiptare është sot në koma. Integrimi është bërë një togfjalësh pa përmbajtje.
Partia Demokratike bëri gjithçka për të këputur nyjën gordiane që ka mbajtur peng fatin e vendit për më shumë se një dekadë. Individi struket nen trysni të çdo hallke administrative!
Sali Berisha, përtej çdo kufiri të moshës dhe kohës, solli energji transformuese. Përballoi padrejtësi të mëdha dhe të vogla, ribëri PD-në, bashkoi opozitën, fali, afroi , duroi emocione, naivitet dhe hapi krahet e zemren për të gjithë.
3) A mund të akuzohet që nuk prish paqen sociale?
Sot, e vetmja “akuzë” që mund t’i bëhet është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes dhe kaosit, të mbronim voten me hunj e sfurqe!
Por kjo nuk ka qenë dhe nuk është filozofia e tij apo e PD-së.
Qëllimi ka qenë dhe mbetet Shqipëria madhështore — një vend i mirëqenies dhe integrimit, ku qytetarët votojnë të lirë, ku rrotacioni nuk varet nga vjedhja, por nga programi dhe zgjedhja e lirë.
4) Shqipëria e penguar
Projekti i Shqipërisë moderne, që nisi më 1992 me shtetin e së drejtës, anëtarësimin në Këshillin e Europës, Shqiperine e prones, biznesit e kapitalizmit, hyrjen në NATO, lëvizjen pa viza, infrastrukturën dhe gazifikimin përmes TAP-it, marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe partneritetin euro-atlantik, është sot i penguar.
Por këto arritje nuk janë të shkuara të thjeshta; janë baza e Shqipërisë që mund të ndërtohet përsëri.
5) Figura e Berishës si simbol qëndrese
Sali Berisha mbetet një figurë historike që i ka dhënë formë rrjedhës së historisë kombëtare, si prijesi i revolucionit demokratik , themelues i pluralizmit. Ai është simboli kryesor sot i qëndresës, i ringritjes dhe i vendosmërisë për ndryshim.
Demokratët nuk e vënë në diskutim rolin e tij, autoritetin jo e jo, shume prova e vertetojne këtë!
Rilindja nuk mundi Berishën — ajo mundi Shqipërinë dhe shpresën e saj perkohesisht! Berisha ka patur boll pushtet nuk kerkoi pushtet po hapesira lirie per të gjithë!
6) SPAK në shënjestër: fundi i iluzioneve për drejtësi
Qeveria kërcënoi hapur SPAK-un me “reformim”. Synimi është i qartë: të vihet nën kontroll çdo segment i mbetur i pavarësisë!
SPAK-u, për vite, goditi kryesisht lidershipin opozitar , duke ndihmuar në krijimin e kushteve për farsën elektorale.
Tani, Leviatani i pushtetit kërcënon çdo nuancë që e bezdis . Iluzioni për drejtësi të pavarur mbaroi bashkë me fushatën.
7) Republika e frikës po merr formë
Në horizont ngrihet një republikë autoritare me tipare të qarta erdoganiste.
Në këtë moment historik, është koha të bashkohemi me opozitën, me PD-në, edhe nëse nuk e duam Berishën personalisht.
Mos e sulmoni për të fituar pranueshmëri! Servilizmi secilin e ekspozon më shumë ndaj rrezikut!
Shqipëria që ëndërrojmë nuk është rikthimi te një shtet monist.
8) Fundi është fillim
Berisha është baluardi i fundit.
Demokracia do të rikthehet mbi qëndresën dhe vizionin e tij! Nuk kemi nje tjeter per krahasim! Ndjesë!
Shqipëria madhështore do të vijë. Nje shoqeri perkufizohet nga idete e veta progresiste! Ajo ka nevoje per rrënjë e kujtese! Perpjekja e Sali Berishes është madheshtore!
9) Qëndresa është detyrim sa oksigjeni per jeten!
Na presin sakrifica, por nuk i shmangemi qëndresës.
Le të zgerdhihen servilët që përkulen e puthin dorën e padronit — ajo dorë do t’u bjerë mbi kokë si kopaçe mbi dinjitetin e tyre, derisa të marrin rrugët e botës, pa nder dhe pa atdhe.
Sipas Bertold Brehtit kur Galileo Galieo doli nga gjyqi i inkuizicionit ku u “thye” ndjekesit të pikelluar i thanë “mjeshter na zhgenjeve te dinim hero” -ai u pergjigj “ mjere ai populli që kerkon një hero” kur gjithkush duhet te bëjë të veten per të mos hyrë në mbreterine e frikes pa akuzuar tjetrin me shpeto nga frika ime që me ndjek si qen i çartur!
Komente


SALI BERESHA BERI 97 11 JANARI KU VRAU NJEREZ.AI MERITON GOJOTINEN OSE KARRIKEN ELEKTRIKE.TE GJITHE KANE VJEDHUR POR KY PERBONDESH MERITON DENIM ME VDEKJE SE KA VRARE NJEREZ.
PërgjigjuPërshëndetje zoti Agron. Komenti i juaj është absolutisht i gabuar. Partia demokratike humbi zgjedhjet se në listat e mbyllura ishin vendosur emra që s'duhet të jenë.Sali Berisha,Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho,Artan Shehu, Gazment Bardhi, Jozefina Topalli, Klevis Balliu, Tedi Blushi, Nallbani Cironka pe Korçë etj nuk mund të prodhojnë gjë.Dhe pastaj Këlliçi, Strazimiri,apo ndonjë tjetër nuk janë njerëz të pëlqyer nga vetë militantët e PD. Të vetmet deputet që meritojnë të militojne,dhe janë për të përfaqësuar parlamentin nga opozita Jani Ilir Alimehmeti,Jorida Tabaku, Sorina Kota,Blend Himçi,Edmond Haxhinasto, Lumturi Hasa,Armonela Marku,Alis Narazani, Elsa Gega, Klodiana Çapja,Ira Boja,Elisa Bajaziti,Jola Hysaj dhe Majlinda Bregu etj Që të kemi një Parti Demokratike të fortë duhet të heqin dorë nga Berishianet. Duhet të krijojmë një forcë të re ,dhe kjo duhet të krijojmë nga katër persona. Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Sorina Kota,dhe Majlinda Bregu. Duhet të largohet Sali Berisha ( pension ) Flamur Noka, Edmond Spaho, Gazment Bardhi, Jozefina Topalli, Strazimiri, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Vangjel Dule,Eno Bozdo,Lefter Maliqi,Tritan Shehu Tomorr Alizoti Bledjon Nallbati,ivi Kaso, Agron Gjekmarkaj,Elda Hoti,Gjin Gjoni xhelal Mziu,Luan Baçi,Saimir Korreshi e shumë të tjerë,duhet të krijojnë një parti të re Partia Berishizmit e djathtë.
PërgjigjuKy injoratn e plere!
PërgjigjuPak respekt per vehten tende z.shkrimtar qe askush ste lexon. Bej nje rrapsodi per berishen mbase ta pranojne maloket e tu. Servil I peshtire
PërgjigjuSERVIL DHE PALAÇO!GJYNAH QË ËSHTË MIRDITOR!
Gjekmarkaj ,servil klasik ,kameleon
PërgjigjuSI NUKTE VJEN ZOR QE , PA PIKE LLOGJIKE,MUNDOHESH TE JUSTIFIKOSH HUMBJEN DHE ME E TURPSHME NGE LART FIGUREN E SALI BERISHES.NUK MA MERRTE MENDJA QE TI TE BEHESH VEGEL E NJE KRIMINALI,I NJE NJERIU QE SHKATRROI shqiperine.ME SALEN DHE NJEREZ SI TI E TE TJERE SI TI NUK DO FITOJE KURRE PARTIA DEMOKRATIKE.Partia Demokratike duhet te pastrohet nga plehrat me ne krye drejtuesit e sotem.Turp te keni!
PërgjigjuGJEKMARKAJ MBRON ORIGJINËN NGA KA ARDHUR MOS HARRONI. KUR THOTË PËR KRIMINELIN ME DAMKË, AGJENTIN E UDB QË NUK ËSHTË I RRËMUJËS,TË HAPET DHEU DHE TË FUTET GJEKMARKAJ BASHKË ME BERISHËN. BERISHA SHKATËRROI KOMBIN, SHKATËRROI USHTRINË SHQIPTARE 130 MILIARDË DOLLARË DHE FLMIJËT E TIJ KANË HAPUR BANKA PRIVATE NË AMERIKË KU QARKULLOJNË MBI 3 MILIARDË DOLLARË.
Po Gërdecin,21 Janarin kush e boni Mor malok i ndyrë që akoma ju vie era plehra derrash.
PërgjigjuKy,as mish as peshk!
PërgjigjuAgron je turpi i arsyes njerëzore.Kush kujtoni se është krye krimineli S.B.?KUmund ta gjejë atë forcë????Agron gjynah që je katolik dhe i shk(a)olluar mereni o lexues si të doni.
Përgjigju