TIRANE- Qeveria shqiptare merr përsipër të zbatoje vendimin e Gjykatës së Strasbugrut ndaj ish- bosit të firmës piramidale Vefa Holding. Ndërsa dhjetra e dhjetra vendime të Starsburgut u lanë në hije dhe janë ende të pazbatuara nga ana e qeverisë sonë për Alimucën, qeveria ka vënë dorën në zemër dhe është treguar e pakursyer për ti paguar atij një dëmshpërblim prej 8 mijë eurosh si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat e dëmshpërblimit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë këtë të mërkurë (19 shtator) dhe efektet financiare do të zbatohen nga fondi reservë. Paratë e Vehbi Alumiçës sipas vendimit do depozitohen në një bankat e nivelit të dytë dhe do të konvertohen në lekë. Në shkurt të këtij viti Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut shqyrtoi të martën ankesën e bosit të VEFA-s kundër Shqipërisë, dosje e dorëzuar në Strasburg qysh në Qershor 2005. Sipas vendimit qeveria shqiptare detyrohej t’i paguante Alimuçës shumën prej 8 mije eurosh. Meqënëse vuante nga probleme serioze kardiake e neuropsiqike, Alimuçaj ishte ankuar për shërbim jo të duhur mjekësor gjatë vuajtjes së dënimit. Në 2002, Alimuça u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë për mashtrimin ndaj gjithë kreditorëve (57 923 mijë) të kompanisë së tij dhe u dënua me 20 vjet burg. Por, ai u lirua pas 8 vjetësh, në maj 2010, pasi 11 vite të dënimit të tij u ulën me dy akte amnistie.
Gjykata e Strasburgut rrëzoi shumicën e pretendimeve të Alimuçaj, meqënëse raportet mjekësore të paraqitura dëshmonin keqësimin e situatës për shkak të vijimësisë së sëmundjes tek individi, por pranoi se nuk ishte respektuar neni 7 i Konventës (nuk ka dënim pa ligj), me argumentimin se ndaj aplikuesit ishte imponuar një dënim më i rëndë se ndëshkimet në fuqi gjatë kryerjes së veprës penale.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com