Qeveria do të taksojë qumështin pluhur që importohet! Ministria e Financave: Do paguhet 100 lekë/kg, mbështesim produktin vendas

Qumështi pluhur që importohet nga jashtë do të taksohet. Propozimi është bërë nga Ministria e Financave dhe është pjesë e paketës fiskale, ku do të ndryshohet ligji për taksat kombëtare.  Sipas relacionit të projektligjit qumështi pluhur do të taksohet me qëllim që të nxitet prodhimi vendas. 

Konkretisht është propozuar që taksa për importimin apo prodhimin e qumështit pluhur është 100 lekë për kilogram. Mesatarisht Shqipëria konsumon sipas financave 1 mijë tonë qumësht pluhur në vit të marrë nga importi.

“Duke parashikuar një import mesatar prej rreth 1.000 ton qumësht pluhur në vit, referuar të dhënave për vitin 2019 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 (duke qenë se 2020 konsiderohet vit i veçantë për shkak të pandemisë) me vendosjen e taksës së akcizës 100 lekë/kg parashikohet një efekt financiar pozitiv në të ardhurat e shtetit me -100 milionë lekë në vit”, thuhet në shpjegimin e Ministrisë së Financave. 

Një vendim i tillë do të japë ndikim tek rritja e produktit vendas nëpër markete e dyqane, pasi shpesh janë ankuar se ka dominancë të prodhimit të huaj, si pasojë e lehtësive dhe mos-taksimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?