Qeveria Draghi, nuk do të ketë negociata për ministrat, zgjidhen nga ai dhe presidenti

Qeveria Draghi,  nuk do të ketë negociata për ministrat, zgjidhen nga ai dhe presidenti

Mario Draghi, kryeministri i ngarkuar nga presidenti italian Sergio Matarella për të krijuar një qeveria uniteti mori dje mbështetjen e shumicës së aktorëve politik në vend . Sa i përket kabinetit qeveritar por ai së bashku me presidentin do t'i  përcaktojnë ata. Ai dëshiron një ekip që funksionon shpejt.

Në fund të konsultimeve, Presidenti i Përgjithshëm i Këshillit informoi zyrtarisht forcat politike se do të zbatohej neni 92 i Kushtetutës për formimin e kabinetit të ri qeverisës. Që do të thotë se Mattarella dhe Draghi do të vendosin  për emrat që do të përbëjnë ekipin ministror.

Nga ana tjetër ekzekutivi nuk është një shprehje e partive por një qeveri mbi interesat partiake, një detaj që shtyp ambiciet e liderëve të tyre nga Salvini te Zingaretti, të cilët luftuan për të qenë pjesë e saj.  Këshilli i Ministrave duhet të përbëhet në një barazi të plotë mes grave dhe burrave. 

Ndërkohë, kryeministri në largim Giuseppe Conte shpreson që qeveria e re të mund të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, por për Corriere ai zbulon shqetësimin se, meqenëse korniza e forcave që deklarohen të disponueshme është shumë e gjerë, "kohezioni midis tyre mund të preket ".

Qeveria e re nëse arrin të sigurojë mbështetjen e parlamentit,  atëherë do të duhet të përballet me vështirësi të mëdha ekonomike  dhe krizën e shkaktuar nga pandemia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja