Qeveria e Kosovës jep 50 mijë
euro për rivarrimin e Isa Boletinit

Qeveria e Kosovës jep 50 mijë<br />euro për rivarrimin e Isa Boletinit
Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini, që do të bëhet më 10 qershor të këtij viti në Kosovë.

Për këtë qeveria ka vënë në dispozicion 50 mijë euro si ndihmë financiare për këtë këshill që do të merret me ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar , Isa Boletini, bëjnë me dije mediat kosovare ndërsa njoftojnë se kjo ngjarje do të bëhet nën kujdesin e kryeministrit Hashim Thaçi

Rrugëtimi i eshtrave do të kryhet përmes gjithë trojeve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thënë se me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtar dhe ata shtetërorë.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji