Qeveria e Kosovës merr vendimin për lehtësimin e masave anti-COVID-19! Nga lëvizja e qytetarëve, te tubimet

Qeveria e Kosovës merr vendimin për lehtësimin e masave anti-COVID-19! Nga lëvizja e qytetarëve, te tubimet

Foto ilustruese

Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për ndryshimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19.

Sipas masave të reja të Qeverisë së Kosovës, qytetarëve në komuna me rrezik të lartë nga përhapja e infeksionit u ndalohet lëvizja nga ora 21:30 deri në orën 05:00.

Këtu përfshihen Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, sipas rangimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë më 8 janar. Në këto komuna deri më tani qytetarëve iu ishte ndaluar lëvizja nga ora 20:00.

Po ashtu, në këto komuna, operatorët ekonomikë, qendrat tregtare dhe shërbimete gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në 21:00.

Në komunat me rrezik të mesëm dhe të ulët nuk është e kufizuar lëvizja e qytetarëve, kurse puna për operatorët ekonomikë, tregtarë dhe gastronominë është e kufizuar deri në ora 22:00.

Komunat me rrezik të mesëm janë: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, Parteshi, dhe Juniku, kurse tjerat i përkasin atyre me rrezik të ulët.

Personave mbi moshën 65 vjeç në krejt komunat iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 06:00 – 10:00 dhe 16:00 – 19:00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve