Paketa e ndihmës për qytetarët prej 150 milionë eurosh e qeverisë Kurti në Kosovë, ka nxitur reagimin e Partisë së Lirisë në Shqipëri.
Në një reagim në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet të ikë nga pushteti sa më parë, në një kohë kur shqiptarët varfërohen pasi kostoja e jetesës po bëhet më e papërballueshme. Tedi Blushi thotë se varfërimi i shqiptarëve po ndodh pasi në vend që të mbështeten, vidhen nga qeveria përmes inceneratorëve dhe koncesioneve.
“Kosova, me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur i drejtimit nga një Qeveri e përgjegjshme dhe patriote që mendon dhe kujdeset për xhepat e qytetarëve.
Në kushtet e kërcënimit nga kriza, Kryeministri Albin Kurti shpalli dje një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë, që përfshin:
150 milion euro ndihmë për 300 mijë familje dhe rreth 600 mijë qytetarë.
Subvencionim të faturës së rrymës për ata që kursejnë energjinë elektrike.
Dyfishim të shumës së asistencës sociale për muajin shtator.
100 euro mbështetje për pensionistët.
100 euro mbështetje për studentët.
100 euro mbështetje për punëtorë të ndërmarrjeve publike.
50 euro shtesë për punëtorë të sektorit publik.
Subvencionim prej 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat, për 3 muajt e parë.
Ndërkohë për shqiptarët e Shqipërisë, taksat e të cilëve vidhen pa pushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre që mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ka planifikuar:
Zero rritje reale pensionesh.
Zero rritje rrogash për administratën publike.
Zero kompensim për 67% të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë!
Zero kompensim për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe produkteve të tjera ushqimore.
Zero kompensim për rritjen e çmimit të karburanteve!
Zero kompensim për rritjen e çmimit të ilaçeve.
Zero subvencionim për çmimin e lartë të energjisë elektrike.
Edi Rama duhet shporrur sa më parë sepse agjenda e tij është vetëm vjedhja, falimentimi dhe shfarosja e Shqipërisë!”, shkroi Blushi në Facebook.
Ndërkohë, Tedi Blushi zhvilloi sot një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë, ku tha se do ta fillojë nga Korça betejën me qeverinë Rama.
Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi vlerësoi qeverinë e Kosovës për pakon financiare për të ndihmuar qytetarët ndaj rritjes së inflacionit. Në një postim në rrjetet sociale, Boçi u shpreh se në Kosovë interesi ndaj qytetarit dhe biznesit është i madh, ndërsa në Shqipëri ky interes nuk ekziston.
“Përgjegjshmëria e qeverisë në Kosovë, megjithëse shtet rishtar në raport me Shqipërinë, është e pakrahasueshme me atë në Shqipëri. Kjo shihet në shumë fusha: Ekonomi, Bujqësi, Kulturë, Arsim, Biznes. Interesi ndaj qytetarit e biznesit në Kosovë është maksimal. Në Shqipëri ky interes nuk ekziston. Vëtëm nisur nga sot, kjo gjë vërtetohet me dy realitete: Ndërsa në Kosovë miratohet një pako financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit. Në Shqipëri, jo vetëm rritet inflacioni, por shpërthejnë përtej trendit ndërkombëtar dhe çmimet”, shkruan Boçi.
-
Kjo opizite esht opozita me antishqiptare me plot goje mund ta krahasoj me esat pashen
Përgjigju -
Nqs ky ted blushi esht ftyra e re e opozites nuk di cte them
Përgjigju -
Po ku dini ju te krahasoni qeverine more se lat nam. Te paudhe dilni e flisni palidhje
Përgjigju -
Nuk e kuptoj si kane goj e flasin keta te opozites. Turp!
Përgjigju -
Me siguri ka spiunuar dhe ktej likja
Përgjigju -
Mire qe fusin hundet ne politiken shqiptare po rrine merren dhe me kosoven idiotet hahahaha
Përgjigju -
na e kan shpif kta te opozites duke fol budalleqe gjith kohes
Përgjigju -
kta te pd gjithmone vetem negativitet duan te perhapin si sthan njeher nje gje pozitive
Përgjigju -
Si nuk e vlersuan njeher ramen i shkreti qe vetem mir i ka ber kti vendi
Përgjigju -
Rama vetem po punon ndersa kto vetem flasin kot
Përgjigju -
kur ben dhe blushi keshtu imagjino, turp me u marr mediat me kta njerez
Përgjigju -
mendoj se zgjidhja me e mire esht ti behet ban partis se lirise dhe cdo pjestari te saj vetem per brockullat qe flet
Përgjigju -
Po kta ket pun kan jopo kosova jopo amerika jopo filipinet edhe nuk shofin veten sa cop cop jan
Përgjigju -
Kta vetem kaos din te shkaktojn.. opozit leshi
Përgjigju -
Ndaj i kam inat fort kto yPD se dun me na hedh hi syve me zor edhe psja arrijne… tgjith e dim se ca mbeshtetje ka dhen qeveria ndaj nesh.. edhe i gjo mos harro qe qeveria jone nuk ka rrit cmimin e energjis
Përgjigju -
O ju te partis **** jeni normal ju a jo a i keni syt ne ball???? Ca e quani ju subvencionimin e fermereve, perkrahjen ndaj pensionisteve etj etj ???
Përgjigju -
Po po se nuk lavderojn ramen qe kto muaj ska ngritur dritat dhe pse ne krize por merren me shtetet e tjera
Përgjigju -
Po ku quhet opozit partia likes ajo esht thjesht nje shpk
Përgjigju -
aman se na e keni shpif kur flisni
Përgjigju -
spresim ndonje gje tmir nga opozita nfund te fundit se duan te dalin te lar vet, populli e di vet se ca ndihme tmadhe ka marr nga qeveria sa ka qen n pushtet.si me situatat e veshtira te pandemis e termetit apo kto si quani
Përgjigju -
po keta normal qe flasin negativisht se nuk i ben ne kohen e tyre e mendojn se nuk i bejn te gjith si kta, siu vjen zor
Përgjigju -
Menaxhimi i stuatave dhe i krizave te ndodhura ne vendin tone nuk krahasohet me asnje shtet te rajonit e kjo ditehet nga te gjithe
Përgjigju -
ti gjithmone ke te drejte se keshtu te ka mesuar likja sesi te flasesh keq per ramen shifni se keni len dhe ca florinj pa vjedh
Përgjigju -
nuk je ne terezi me keto qe thua tu befsha po kshu esht kur nuk i shifni keto qe rama ben se nuk ju intereson
Përgjigju -
Kur flasin dhe kta dmh nuk e di. Likja ka pas cdo lloj posti e prap vec per veten e vet ka mendu tash e 30 vjet
Përgjigju -
Merrni shembull nga Rama dhe ju qe punon dhe nuk merret me llafe si puna juaj
Përgjigju -
Vendi jon edhte 100 here me mir se Kosova dhe kjo fal Rames
Përgjigju -
Vetem budalliqe dini te flisni ju te opozites. Po normal shifni ate qe keni per kryetar , ju meson non grada te beheni si ai
Përgjigju -
Vetem ju mos flisni se e dime qe sju intereson shume per qytetaret se e keni mendjen me mbush xhepat e juaj
Përgjigju -
Po aman se ju opozita ne fakt kur keni qene ne krye te vendit kishit mendjen vec te vidhnit e te shikonit interesat tuaja
Përgjigju -
Po ku keni goj per te fol ju m aman se lat nam
Përgjigju -
Dhe partia liris i ve piken me keto qe thot dmth me budalliqet qe thot se kshu nuk esht se ja var njeri po nejse te pakten flasin
Përgjigju -
Si nuk pushuan kta mor cfare injorantesh shifni veten tuaj sesi jeni katandisur pastaj flisni per te tjeret
Përgjigju -
po si more na krahason me kosoven a jeni mire ne kemi 4 fishin e banoreve te tyre
Përgjigju -
po me kurtin a spo e ndhimojm ne plus ku krahasohet kosova me ne ate grop qe na futi sala hajde te dilnim ne
Përgjigju -
Te mundohen qe te ndihmojne qytetaret me aq sa ka mundesi qeveria
Përgjigju -
Shpresojme qe dhe ne kosove te stabilizohen cmimet
Përgjigju -
Nje lajm shume i mire se dhe kosovaret duhen ndihmuar
Përgjigju









Komente
Komento