PRISHTINË- Qeveria e Republikës së Kosovës ka paraqitur pranë Bashkimit Evropian raportin mbi ecurinë e dialogut të Brukselit dhe procesin e zbatimit të marrëveshjeve për periudhën Janar - Shtator 2014.
Në këtë raport të nënshkruar nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëherësh udhëheqëse e dialogut të Brukselit për procesin e zbatimit, paraqitet vlerësimi i qeverisë së Kosovës për progresin dhe sfidat e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë dhe Dialogut teknik të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Në njoftimin e Kryeministrisë së Kosovës bashkë me një një përmbledhje ekzekutive, theksohet se "ky raport paraqet vlerësimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin dhe sfidat në zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut të Brukselit për periudhën janar-shtator 2014".
"Raporti shqyrton të gjitha marrëveshjet e Brukselit të arritura në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe Dialogun teknik në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga ana e Bashkimit Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara", thuhet, mes tjerash në përmbledhjen e raportit./ATSh/
/Shqiptarja.com