Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20 për qind

Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20 për qind

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se nga ky muaj do të rriten pensionet për 20 për qind. Ndërkohë nga janari i vitit që vjen pensionet do të rriten po me kaq përqindje edhe për kategoritë e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës.

Kreu qeveritar në një konferencë për media ka treguar se cilat pensione do të rriten.

“Nga ky muaj, pra nga muaji tetor do të rriten për 20 për qind pension bazik i moshës, pensioni kontribut pagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat  papraplegjik e tetraplegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”.

Kryeministri ka treguar se rritje pensionesh do të ketë edhe për kategoritë e luftës, por nga muaji janar sepse ai tha se duhet ndryshohet tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë.

“Nga muaji janar 2025 do të rriten për 20 për qind pensionet e përcaktuara me Ligjin për Kategoritë e Luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, kjo për arsyen se për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë”.

Por, kryeministri ka treguar se te këto kategori për familjet e dëshmorëve të UÇK-së dhe të të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një dëshmor ose të zhdukur do të ndryshohet edhe formula e pensionit, duke e rritur atë për 50 për qind të pensionit bazë për çdo dëshmorë apo të zhdukur tjetër që ka familja e jo siç shpjegoi  të rritet me nga 20 për qind apo 10 për qind si ka qenë deri tani.

“E njëjta formulë do të përdoret edhe për familjet e viktimave dhe të zhdukurve civil ku për çdo viktimë apo të zhdukur tjetër që ka familja, pensioni do të rritet për 50 për qind të pensionit bazë”, bëri të ditur në konferencë kryeministri Kurti.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 07/10/2024 16:16

    Se di po Albin Kurti shume i afte bravo i qoftë! Duhet ne Shqipëri pensioni te jete pensioni minimal 280€-300€ pension minimal per fshatin dhe 320€ per qytetin kurse Tirana pension minimal ne ligj 350$ nga 1 Jan 2025 nese e ben dhe republika shqiperise bravo u qoft!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gjykatës së Fierit i shtohen 5 gjyqtare të reja, shkon në 17 numri total i trupës gjykuese (EMRAT)

Gjykatës së Fierit i shtohen 5 gjyqtare të reja, shkon në 17 numri total i trupës gjykuese (EMRAT)