Qeveria e Kosovës uli pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shtyhen 150 seanca në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Qeveria e Kosovës uli pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shtyhen 150 seanca në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Gjykata Themelore e Prishtinës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë shtyrë në total 150 seanca gjyqësore të planifikuara për t’u mbajtur ditën e sotme. Kjo ka ardhur si pasojë e vendimit të marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës pasi qeveria uli pagat për prokurorët dhe gjyqtarët.

 “Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë, numri i seancave të cilat janë shtyrë pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me numër KGJK.nr.445/22 të datës 24 nëntor 2022,  është rreth 150 seanca. Në këtë shifër nuk janë të përfshirë degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës për mediat e Kosovës.

Të mërkurën, qeveria e Kosovës vendosi që pagat në sistemin e drejtësisë të kthehen në të njëjtin nivel siç ishin para vendimit të qeverisë ‘Haradinaj’ që 2017-tën i dyfishoi. Vendimi është kundërshtuar nga institucionet e drejtësisë dhe nga BE.

“Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, para datës se hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017, për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, ka deklaruar më herët Kurti pas miratimit të projektligjit të pagave për të punësuarit që paguhen nga buxheti i shtetit. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral