Qeveria e pafuqishme, serbët votojnë edhe për zgjedhjet lokale
Përkundër kundërshtimeve nga Qeveria e Kosovës, zgjedhjet lokale serbe po mbahen ne Kosovë. Serbet në të gjitha pikat e hapura nga OSBEpo votojnë për zgjedhjet parlamentare e presidenciale, por zgjedhjet lokale po i mbajnë në shtëpi private.
Përkundër kundërshtimeve, zgjedhjet lokale serbe po mbahen ne Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi konfirmoi se zgjedhjet lokale serbe po mbahen në veri, në Zveçan dhe Zubin Potok.
"Realisht, zotimi jonë ishte që nuk do të intervenojmë pa ndërkombëtarët kudo që mbahen zgjedhjet lokale. Ne e dimë që po votohet dhe ato në objekte të mbyllura dhe shtëpi private", shtoi Rexhepi.
Ai bazuar në raportet policore tha se në asnjë pjësë tjëtër të Kosovës, zgjedhjet lokale serbe nuk po mbahen, përpos veriut të Kosovës.
"Nuk ka incidente dhe është qetë kështu që këto nuk cojnë peshë. Ne jemi të kënaqur që po shkojnë cdo gjë në rregull. Policia është duke bërë incizimet e duhura" tha Rexhepi duke shtuar se Qeveria nuk është kënaqur që zgjedhjet po mbahen, por standardet evropiane duhet te respektohen. "Ata po mbajnë zgjdhje në shtëpi private dhe ato nuk janë valide"
Oliver Ivanoviç ishte në një qendër votimi dhe tha se Qeveria e Serbisë pret zgjedhje të qeta në Kosovë e Metohi. Kosova në kushtetutën e Serbisë njihet me emrin "Kosovë dhe Metohi" që ndajnë fushën e Kosovës dhe rrafshin e dukagjinit.
"Është mirrë që
OSBE po i organizon zgjedhjet. Askush s'mund të na e ndalojë që qytetarët serbë të zgjedhin udhëheësit e tyre. Serbia po zgjedh përfaqësuesit që do ta mbrojnë Kosovën si pjesë të Serbisë" tha Ivanoviç.
Serbet në të gjitha pikat e hapura nga OSBE po votojnë për zgjedhjet parlamentare e presidenciale, por zgjedhjet lokale po i mbajnë në shtëpi private.
Për sigurinë po kujdeset Policia e Kosovës, ndërsa në të gjitha vendvotimet janë të vendosur flamuj serbë.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56